Bota 2026-10-04 14:20:46 Nga VNA

22 mijë rrufe në 24 orë në Kretë/ Përmbytje dhe dëme nga moti i keq, stuhitë vijojnë edhe sot

Ndaje në Whatsapp

22 mijë rrufe në 24 orë në Kretë/ Përmbytje dhe

Kreta po përballet prej tre ditësh me mot të keq, me reshje të dendura dhe stuhi që kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme në banesa, sipërfaqe bujqësore dhe infrastrukturë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 22 mijë goditje rrufeje, ndërsa fenomenet intensive pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Sipas meteorologëve grekë, pjesa veriore e ishullit pritet të jetë ndër zonat më të prekura, ndërsa orët në vijim konsiderohen më kritiket për shkak të intensitetit të reshjeve dhe stuhive.

Shirat e rrëmbyeshëm pritet të vazhdojnë deri në pasditen e sotme. Më pas parashikohet një dobësim gradual i fenomeneve, me përmirësime të herëpashershme të kushteve atmosferike deri në mëngjesin e nesërm.

Moti i keq ka shkaktuar probleme në disa zona të Kretës, ku uji ka përmbytur rrugë dhe prona, ndërsa dëme janë raportuar edhe në të mbjella dhe në infrastrukturë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat ku ekziston rreziku i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Video

Videot që trullosën publikun: Kush i nxori nga errësira e Telegramit dhe pse pikërisht tani?

Një prej prindërve të 20 fëmijëve që shfaqën simptoma helmimi në një kopsht në Korçë ka rrëfyer momentet e ankthit. Ai tregon se pasi mori djalin nga kopshti, fëmija nisi të kishte dhimbje barku dhe të vjella, ndërsa më pas humbi fuqinë dhe u zverdh. Familja e dërgoi menjëherë në spital, ku mësoi se edhe fëmijë të tjerë kishin shfaqur simptoma të ngjashme.

Edhe Shakira mahnitet nga Dua Lipa! Dy yje botërore në të njëjtën skenë! Gjatë koncertit në Madrid, Shakira dhe Dua Lipa ndanë skenën për disa momente, ndërsa këngëtarja kolumbiane nuk e fshehu entuziazmin për artisten shqiptare. Një takim që ndezi publikun dhe bëri bashkë dy prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore.

Një balonë gjigante ilegale, me lartësi mbi 50 metra, ka shpërthyer në ajër mbi São Paulo të Brazilit. Struktura e mbushur me fishekzjarre u ça papritur, duke shkaktuar shpërthime të rrezikshme dhe re të mëdha mbetjesh. Lëshimi i këtyre balonave përbën një traditë të paligjshme që shkel rregullat e sigurisë. Këto mjete amatore prej letre dhe plastike përbejnë një kërcënim të madh për mjedisin dhe transportin. Në raste të ngjashme, ato kanë detyruar mbylljen e hapësirës ajrore pranë aeroporteve kryesore. Rrëzimi i tyre në tokë sjell gjithashtu një rrezik të lartë për shpërthimin e zjarreve masive.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news