Kronika 2026-10-02 14:56:25 Nga VNA

Nga Ron Yeffet te Ard Veliu, ja kontrollet që u kryen me urdhër të SPAK. Dyshime për trafik armësh

Ndaje në Whatsapp
Nga Ron Yeffet te Ard Veliu, ja kontrollet që u kryen me urdhër

SPAK urdhëron kontrolle në shtëpinë e biznesmenit izraelit Ron Yeffet, në periferi të Tiranës, në kuadër të një hetimi që nisi kryesisht pas publikimeve të disa audiopërgjimeve nga ish-zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj. Yeffet njihet edhe si një prej miqve të besuar të kryeministrit Edi Rama.

Burime pranë Prokurorisë së Posaçme thanë se është urdhëruar kontroll edhe për drejtorin e kompanisë shtetërore KAYO, Ardi Veliu, i cili më herët ka ushtruar edhe detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ndërsa është ushtruar kontroll te Arjeta Puca e kompanisë Timak Defence.

Mësohet se, në kuadër të hetimit që po drejtohet nga kreu i SPAK, Klodian Braho, kontrollit i janë nënshtruar edhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes. Gjatë aksionit të BKH-së janë sekuestruar kontratat mes kompanisë së Yeffet dhe kompanisë KAYO.

Hetimet nisën pas publikimeve të disa audiopërgjimeve nga ana e ish-zv.kryeministrit në arrati, Arben Ahmetaj, i cili, ndër të tjera, ngriti dyshime edhe për trafik armësh.

Video

Tifozët turq mirëpritën Kombëtaren e Futbollit të Palestinës në stadiumin e Konias me një koreografi kushtuar fëmijëve palestinezë të vrarë nga ushtria izraelite. Në tribuna u shfaqën imazhet e Muhammad al-Durrah dhe Reem Nabhan, të paraqitur në koreografi si viktima të ushtrisë izraelite. Koreografia përfshinte gjithashtu figurën e një fëmije të ndaluar, si simbol i vuajtjeve të fëmijëve palestinezë në Gaza dhe Bregun Perëndimor, në kontekstin e pushtimit izraelit.

Nga Ron Yeffet te Ard Veliu, ja kontrollet që u kryen me urdhër të SPAK. Dyshime për trafik armësh

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

KQZ letër PS e PD: Duam votim e numërim elektronik në 4 bashki të mëdha për zgjedhjet vendore 2027

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news