Kronika 2026-10-02 12:18:00 Nga VNA

Vetëvrasja e Xhuana Nikollajt, “arrest me burg” për ish-bashkëshortin Eraldo Fizi

Ndaje në Whatsapp
Vetëvrasja e Xhuana Nikollajt, “arrest me burg” për

Gjykata e Tiranës i komunikoi masën e sigurisë “arrest me burg” Eraldo Fizit, që dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-gruas së tij, Xhuana Nikollaj.

Gjatë seancës, ai nuk ka dhënë shpjegime, duke pretenduar se ngjarja i ka shkaktuar tronditje të fortë psikologjike. Fizi është shprehur se vendosi të vetëdorëzohej dhe të përballej me pasojat. Ai ka pranuar se e ka dhunuar Xhuanën vetëm një herë, një ditë para ngjarjes, por ka mohuar të ketë ushtruar dhunë sistematike ndaj saj.

Nga hetimet rezulton se Eraldo Fizi e dhunoi Xhuana Nikollajn në një banesë që ajo kishte marrë me qira në Tiranë dhe jetonte me mikeshat e saj pas divorcit. Pak orë pas kësaj ngjarjeje, Xhuana u vetëhelmua dhe ndërroi jetë në QSUT.

Eraldo Fizi dyshohet për akuzat e shkaktimit të vetëvrasjes dhe dhunës në familje. Ai u vetëdorëzua pas më shumë se një viti e gjysmë qëndrimi në arrati.

Video

I thirrën hajdut, Erion Braçe përplaset fizikisht me protestuesit jashtë Kuvendit

Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës në polici për videot intime

Një vizitor i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në një treg fermerësh në Aspen, SHBA. Një ari i uritur është futur mes tezgave dhe, pa u trembur nga njerëzit, është ndalur te produktet e furrës. Ariu ka marrë bukë direkt nga tavolina e një tregtari dhe ka nisur ta hajë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news