Politika 2026-10-02 13:12:16 Nga VNA

Tensione në protestën e banorëve të Memaliajt, përplasje me Erion Braçen

Ndaje në Whatsapp
Tensione në protestën e banorëve të Memaliajt,

Tensione janë regjistruar këtë të premte para Kryesisë së Kuvendit, gjatë protestës së banorëve të Memaliajt kundër ndryshimeve të parashikuara në hartën e re territoriale.

Situata është tensionuar në momentin kur deputeti socialist Erion Braçe ka kaluar pranë protestuesve, ndërsa mes palëve ka pasur një përplasje verbale.

Gjatë incidentit, një prej protestuesve ka tentuar ta godasë Braçen me një tabelë, ndërsa një tjetër i ka hedhur ujë.

Personat e pranishëm kanë ndërhyrë mes palëve, ndërsa situata është qetësuar pak momente më vonë.

Banorët e Memaliajt kundërshtojnë propozimin që bashkia e tyre të bashkohet me Tepelenën, në kuadër të ndryshimeve të propozuara në Reformën Administrativo-Territoriale.

Video

I thirrën hajdut, Erion Braçe përplaset fizikisht me protestuesit jashtë Kuvendit

Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës në polici për videot intime

Një vizitor i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në një treg fermerësh në Aspen, SHBA. Një ari i uritur është futur mes tezgave dhe, pa u trembur nga njerëzit, është ndalur te produktet e furrës. Ariu ka marrë bukë direkt nga tavolina e një tregtari dhe ka nisur ta hajë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news