Politika 2026-10-01 13:21:00 Nga VNA

Bardhi për masën ndaj Vlora Hysenit: E kishim paralajmëruar, krimi i organizuar kontrollon institucionet

Ndaje në Whatsapp

Bardhi për masën ndaj Vlora Hysenit: E kishim paralajmëruar,

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, reagoi këtë të enjte lidhur me masën e sigurisë ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, si dhe moszhvillimin e një debati parlamentar për këtë çështje.

Bardhi deklaroi se opozita kishte ngritur më herët shqetësime për drejtimin e institucioneve të rëndësishme të vendit, ndërsa pretendoi se zhvillimet e fundit tregojnë ndikimin e krimit të organizuar mbi institucionet shtetërore.

“Akuzat e opozitës janë përqeshur nga Edi Rama. Ilir Proda ishte përzgjedhja e Suel Çelës. E kishim paralajmëruar emërimin e Vlora Hysenit. Kuvendi nuk mund të shmanget nga ky debat”, deklaroi Bardhi.

Sipas tij, hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë nxjerrë në pah problematika serioze, ndërsa akuzoi ish-drejtuesen e SHISH se kishte vepruar në shërbim të Ergys Agasit. Këto janë pretendime të Bardhit; SPAK ka njoftuar se Hyseni është person nën hetim dhe ndaj saj janë caktuar masat “arrest në shtëpi” dhe pezullim nga detyra.

Bardhi hodhi gjithashtu akuza ndaj Policisë së Shtetit, duke pretenduar se struktura të saj janë vënë në shërbim të krimit të organizuar.

Kreu i grupit parlamentar demokrat deklaroi se edhe partnerët ndërkombëtarë janë të shqetësuar për situatën në SHISH, ndërsa theksoi se opozita do të vijojë të kërkojë debat parlamentar për këtë çështje.

Video

Vajza palestineze Shama Adel Hamamdeh u përball me një kolon izraelit, i cili hyri në oborrin e familjes së saj në Huwara, në zonën e Masafer Yattas, në Bregun Perëndimor të pushtuar. Marrë nga TRTBalkan.

Studentë dhe aktivistë protestuan në ambientet e QSUT-së gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama për inaugurimin e Kardiokirurgjisë së re. Protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj kreut të qeverisë me thirrjet “Arrestoni Ramën”. Ngjarja ndodhi në momentin kur Rama po mbërrinte për aktivitetin zyrtar. Pas zhvillimit të protestës, në ambientet spitalore ndërhyri menjëherë policia. Sipas informacioneve paraprake, forcat e rendit shoqëruan në komisariat një student dhe një aktivist.

Skandali i VIP-ve, Monika Kryemadhi nga dera e SPAK: “S’ka ç’ju duhet çfarë bëjnë ata në dhomën e gjumit”.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news