Politika 2026-09-30 17:50:10 Nga VNA

Reforma Territoriale/ Cërriku kundër bashkimit me Elbasanin: 7 vota kundër, vetëm 2 pro

Ndaje në Whatsapp

Reforma Territoriale/ Cërriku kundër bashkimit me Elbasanin: 7 vota

Këshilli Bashkiak i Cërrikut ka votuar kundër propozimit për bashkimin me Bashkinë e Elbasanit, në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, 7 këshilltarë votuan kundër bashkimit, 2 u shprehën pro, ndërsa 13 të tjerë abstenuan.

Vendimmarrja vjen pas debateve dhe kundërshtimeve të shprehura ditët e fundit për riorganizimin e propozuar territorial. Kundërshtarët argumentojnë se Cërriku duhet të vijojë të funksionojë si bashki më vete.

Një qëndrim të ngjashëm ka mbajtur edhe Këshilli Bashkiak i Belshit, i cili më 28 shtator votoi kundër bashkimit me Elbasanin dhe Cërrikun. Në atë votim, 7 këshilltarë votuan kundër, ndërsa 10 abstenuan.

Ndryshe nga Cërriku dhe Belshi, Këshilli Bashkiak i Elbasanit është shprehur në favor të riorganizimit. Më 24 shtator, këshilli dha mendimin pro propozimit që parashikon bashkimin e tri bashkive në një njësi të vetme territoriale.

Me votën e Cërrikut, dy prej bashkive të përfshira në propozimin për riorganizimin territorial, Cërriku dhe Belshi, janë shprehur kundër bashkimit, ndërsa Elbasani ka votuar pro.

Video

Tensione dhe përplasje janë regjistruar pasditen e sotme mes protestuesve dhe forcave të shumta policore përpara Kryeministrisë. Efektivët kanë bllokuar qytetarët, duke mos i lejuar t'i përcjellin mesazhet e protestës së tyre 123-ditore zyrtares së BE-së. Përplasjet ndodhën ndërkohë që Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, zhvillonte takimin me kryeministrin Edi Rama. Vizita e saj në Tiranë fokusohet në ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Tymi mbulon Shijakun

Teksa pritet të nisë konferenca e përbashkët e kryeministrit Edi Rama me Ursula von der Leyen, protestuesit dhe punonjësit e policisë janë përplasur në bulevard, para Kryeministrisë

Një fabrikë përpunimi hekuri në zonën e Fllakës është përfshirë nga një zjarr masiv që ka dalë jashtë kontrollit. Përveç flakëve, brenda ambienteve të fabrikës raportohet se po ndodhin edhe shpërthime të vazhdueshme. Për të izoluar vatrën e zjarrit janë mobilizuar forca të shumta zjarrfikëse nga Durrësi dhe Shijaku. Mungesa e kontrollit rrit rrezikun për subjektet e tjera pranë, ndërsa deri tani nuk raportohet për të lënduar apo shkaqe të ditura.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news