
Konsumatorët e energjisë elektrike paguan rreth 449.5 milionë lekë, ose afërsisht 4.5 milionë euro, kamatëvonesa gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026, për faturat e shlyera përtej afatit.
Të dhënat e publikuara për periudhën janar-qershor tregojnë se kamatëvonesat u arkëtuan mbi rreth 2.21 milionë fatura energjie.
Vlera më e lartë mujore e kamatëvonesave u regjistrua në maj, me 82.9 milionë lekë. Në prill u arkëtuan 81.4 milionë lekë, ndërsa në qershor 75.9 milionë lekë.
Në mars, kamatëvonesat arritën në 73.6 milionë lekë, në janar në 72.8 milionë lekë, ndërsa niveli më i ulët për periudhën u regjistrua në shkurt, me 62.9 milionë lekë.
Edhe numri i faturave mbi të cilat u arkëtua kamatëvonesë ishte më i lartë në fund të periudhës. Në qershor rezultuan 410,833 fatura të tilla, niveli më i lartë i gjashtëmujorit. Në mars ishin 383,493 fatura, në prill 386,868 dhe në maj 375,727.
Janari regjistroi 341,330 fatura me kamatëvonesë, ndërsa shkurti kishte numrin më të ulët, me 311,765.
Në të njëjtën periudhë, numri i konsumatorëve të energjisë elektrike u luhat rreth 1.37-1.38 milionë. Në fund të qershorit, të dhënat raportojnë rreth 1.38 milionë konsumatorë.
Kamatëvonesat aplikohen kur fatura mujore e energjisë nuk paguhet brenda afatit përkatës. konsumatori mund ta paguajë faturën pa kamatë deri në mbyllke të muajit pasardhës, ndërsa pas tejkalimit të tij mbi detyrimin nis aplikimi i kamatëvonesës.
Paralelisht, OSHEE vijon të administrojë edhe detyrimet e prapambetura të konsumatorëve që kanë lidhur aktmarrëveshje për shlyerjen e borxheve të akumuluara ndër vite. Për vitin 2026, kompania ka ofruar skema lehtësuese për klientët që shlyejnë detyrimet, përfshirë reduktime të kamatëvonesave sipas kategorisë së konsumatorit./Monitor.al/






















