Kronika 2026-10-01 11:41:11 Nga VNA

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, GJKKO gjobit avokatët; ish-presidenti: Konflikti është i stisur

Ndaje në Whatsapp

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, GJKKO gjobit

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 15 tetor seancën e radhës në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit. Në përfundim të seancës, gjykata vendosi të gjobisë avokatët me nga 5 mijë lekë, ndërsa pezulloi edhe afatet e masës së sigurimit ndaj Metës.

Ish-presidenti kundërshtoi vendimin për pezullimin e afateve të paraburgimit, duke argumentuar se ka qenë i pranishëm në proces që prej ditës së parë dhe se mungesa e avokatëve nuk duhet të përdoret si arsye për të mos i llogaritur ditët e qëndrimit të tij në paraburgim.

Meta deklaroi se nuk është ai shkaku i përplasjes së krijuar mes avokatëve dhe gjykatës, ndërsa theksoi se nuk mund t’u kërkojë mbrojtësve të tij të veprojnë në kundërshtim me vendimet e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duke rrezikuar licencën. Avokatët kanë bojkotuar seancat në kundërshtim të rregullores së re të GJKKO-së.

Sipas Metës, ai është i gatshëm që procesi gjyqësor të vijojë, ndërsa e cilësoi situatën e krijuar mes gjykatës dhe avokatëve si një konflikt të stisur. Pas largimit të trupit gjykues nga salla, ish-presidenti pretendoi se konflikti ishte “i stisur nga shokët e Ergys Agasit”.

Në mungesë të kushteve për vijimin e procesit, GJKKO caktoi 15 tetorin si datën e seancës së ardhshme.

Video

Studentë dhe aktivistë protestuan në ambientet e QSUT-së gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama për inaugurimin e Kardiokirurgjisë së re. Protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj kreut të qeverisë me thirrjet “Arrestoni Ramën”. Ngjarja ndodhi në momentin kur Rama po mbërrinte për aktivitetin zyrtar. Pas zhvillimit të protestës, në ambientet spitalore ndërhyri menjëherë policia. Sipas informacioneve paraprake, forcat e rendit shoqëruan në komisariat një student dhe një aktivist.

Skandali i VIP-ve, Monika Kryemadhi nga dera e SPAK: “S’ka ç’ju duhet çfarë bëjnë ata në dhomën e gjumit”.

Bota në një minutë

Monika Kryemadhi e nis ditën me batutë në SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news