Kronika 2026-10-04 08:30:05 Nga VNA

Të shtëna me armë në Ndroq: policia sekuestron një çifte, shoqërohen katër persona

Ndaje në Whatsapp

Të shtëna me armë në Ndroq: policia sekuestron një

Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Zbarqe, në zonën e Ndroqit, duke vënë në lëvizje Policinë.

Sipas informacionit paraprak, në Sallën Operative të DVP Tiranë është njoftuar se në zonë ishin dëgjuar të shtëna me armë. Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje.

Gjatë kontrollit të zonës dhe veprimeve të para hetimore, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu tip çifte, së bashku me municion.

Katër persona janë shoqëruar në Komisariat për t'u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e rrethanave në të cilat kanë ndodhur të shtënat.

Video

Gazetarët izraelitë u përplasën me zyrtarët irlandezë të medias gjatë një konference të tensionuar për shtyp, duke bërë që ndeshja Izrael–Irlandë të zhvillohet në Serbi dhe jo në Dublin

Përplasje të forta në Francë, protestat përshkallëzohen Protestat e nxënësve në Francë janë shoqëruar me përplasje me policinë, gaz lotsjellës dhe zjarre në disa qytete. Protestuesit kërkojnë më shumë investime në arsim, më shumë mësues dhe përmirësimin e kushteve në shkolla. Pamjet tregojnë momentet e tensionuara gjatë protestave.

“Grepi” i SPAK mbërrin te KAYO: industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news