Kronika 2026-10-04 09:31:00 Nga VNA

Koncesioni i aeroportit të Vlorës, SPAK shtyn edhe me 3 muaj hetimet: Duhen veprime shtesë

Ndaje në Whatsapp

Koncesioni i aeroportit të Vlorës, SPAK shtyn edhe me 3 muaj hetimet:

SPAK ka zgjatur edhe me 3 muaj të tjerë hetimet për Aeroportin e Vlorës, që është shndërruar në një mollë sherri mes biznesmenit Behgjet Pacolli dhe qeverisë shqiptare.

Prokurorët e posaçëm argumentojnë se nevojiten hetime shtesë, e për këtë arsye i ka shtyrë hetimet deri më datë 23 nëntor 2026. Të dyshuar për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera janë 7 anëtarë të komisionit të dhënies së koncesionit.

Nga dokumentet që kanë rrjedhur më herët nga SPAK, rezulton se ka dyshime për paracaktimin e konsorciumit fitues për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

“Ka dyshime që anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë favorizuar bashkimin e shoqërive Mabco Construction, Yda Group dhe 2A GROUP në kualifikimin dhe në shpalljen fituese të procedurës së koncesionit”, thuhet në dokumentet e SPAK.

Hetimet për këtë çështje nisën pas kallëzimit të kompanisë Al-De Corporation LTD, nëpërmjet shtetasit Aldi Çeli.

Përplasjet për aeroportin e Vlorës nisën fillimisht mes dy aksionerëve Behgjet Pacolli të Mabco dhe Valon Ademit të 2A GROUP.

Në kulmin e konflikteve mes palëve, qeveria njoftoi inicimin e procedurës për prishjen e koncesionit. Çështja ka përfunduar tashmë në Arbitrazh.

Video

Një balonë gjigante ilegale, me lartësi mbi 50 metra, ka shpërthyer në ajër mbi São Paulo të Brazilit. Struktura e mbushur me fishekzjarre u ça papritur, duke shkaktuar shpërthime të rrezikshme dhe re të mëdha mbetjesh. Lëshimi i këtyre balonave përbën një traditë të paligjshme që shkel rregullat e sigurisë. Këto mjete amatore prej letre dhe plastike përbejnë një kërcënim të madh për mjedisin dhe transportin. Në raste të ngjashme, ato kanë detyruar mbylljen e hapësirës ajrore pranë aeroporteve kryesore. Rrëzimi i tyre në tokë sjell gjithashtu një rrezik të lartë për shpërthimin e zjarreve masive.

Gazetarët izraelitë u përplasën me zyrtarët irlandezë të medias gjatë një konference të tensionuar për shtyp, duke bërë që ndeshja Izrael–Irlandë të zhvillohet në Serbi dhe jo në Dublin

Përplasje të forta në Francë, protestat përshkallëzohen Protestat e nxënësve në Francë janë shoqëruar me përplasje me policinë, gaz lotsjellës dhe zjarre në disa qytete. Protestuesit kërkojnë më shumë investime në arsim, më shumë mësues dhe përmirësimin e kushteve në shkolla. Pamjet tregojnë momentet e tensionuara gjatë protestave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news