Kronika 2026-10-05 16:49:02 Nga VNA

Mori para për të favorizuar një person në “arrest shtëpie”, arrestohet në flagrancë polici në Prrenjas

Ndaje në Whatsapp

Mori para për të favorizuar një person në “arrest

Një punonjës policie është arrestuar në flagrancë në Prrenjas, pasi dyshohet se ka marrë para për të favorizuar një person që ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, arrestoi inspektorin Çlirim Torra, me detyrë Specialist i Policimit në Zonë pranë Stacionit të Policisë Prrenjas, në varësi të Komisariatit të Policisë Librazhd.

Nga hetimet dyshohet se Torra ka marrë një shumë parash për të favorizuar shtetasin me inicialet A.R., duke i mundësuar atij të shkelte masën e sigurisë dhe të largohej nga banesa.

Ndaj punonjësit të policisë rëndojnë dyshimet për veprat penale “Korrupsioni pasiv” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Hetimet vijojnë nga Prokuroria dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive të personave të përfshirë.

Video

Emër për emër, pse nuk dalin llogaritë e Edi Ramës për të votuar të enjten hartën e re.

Doli kundër reformës territoriale, Vullnet Sinaj “kyç gojën” para gazetarëve: Po të enjten si do të votojë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news