
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimet e dhëna nga shkalla e parë për 16 të pandehurit e dosjes së Call Center-ave, të akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal.
Sipas vendimit, dënimet variojnë nga 6 vite e 8 muaj deri në 8 vite burg. Dënimi më i rëndë është dhënë për Bruno Cobo, i cili është dënuar me 8 vite burg.
Elisa Caci, Gilbert Palushani, Valbona Abedinaj dhe Erion Kastrati janë dënuar me nga 7 vite e 4 muaj burg.
Ndërkohë, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Rezarta Ibrahimi, Orland Cani, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Greta Gjoci, Gjin Shelnishta, Antoneta Malo, Silvana Veliu dhe Mojsi Zuna janë dënuar me nga 6 vite e 8 muaj burg.
Të pandehurit akuzohen se kanë qenë pjesë e skemave të mashtrimit kompjuterik të realizuara përmes aktivitetit të Call Center-ave. Me vendimin e Apelit të Posaçëm, dënimet e dhëna më herët nga shkalla e parë mbeten të pandryshuara.






















