
“Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zgjodhi me 14 vota pro dhe asnjë kundër kryetarin e ri të kësaj gjykate. Z. Ilir Panda e merr detyrën më datë 19 tetor 2026”, njoftoi gjykata.
Këtë detyrë e mbante Sokol Sadushi, që tashmë do t’ia kalojë stafetën kolegut të tij, Panda.
Ilir Panda është anëtar i Gjykatës së Lartë që prej marsit të vitit 2020, ndërsa në nëntor 2023 u zgjodh zëvendëskryetar i kësaj gjykate. Gjatë karrierës së tij ka mbajtur disa funksione të rëndësishme në sistemin e drejtësisë. Ai ka qenë ministër i Drejtësisë në vitet 1999-2000 dhe zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitet 2003-2007.






















