Kronika 2026-10-05 17:25:00 Nga VNA

Pas bashkëshortes, arrestohet edhe Fetahu, dyshohet se u merrte para punonjësve

Ndaje në Whatsapp

Pas bashkëshortes, arrestohet edhe Fetahu, dyshohet se u merrte para

Fetah Mataj, me detyrë Përgjegjës i Evadimit të Mbetjeve në Bashkinë e Durrësit, është arrestuar pasi dyshohet se kërcënonte punonjësit në varësi për t’u marrë para në këmbim të qëndrimit të tyre në punë.
Sipas hetimeve, 44-vjeçari dyshohet se u kërkonte punonjësve nga 25 mijë lekë të rinj çdo muaj, duke i kanosur me dhunë nëse nuk pranonin t’i jepnin shumën e kërkuar.

Gjykata e Durrësit ka caktuar ndaj Matajt masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”. Vendimi është ekzekutuar nga Specialistët për Krimet e Rënda të Policisë së Durrësit.

Fetah Mataj është bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, e cila është nën hetim për çështjen e përvetësimit të rreth 700 mijë eurove të destinuara për pensionet në Krujë dhe Shijak. Ajo aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Arrestimi i Fetah Matajt vjen më pak se një muaj pas emërimit të tij në postin drejtues në Bashkinë e Durrësit. Hetimet për rastin vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë.

Video

Bledi Mane përplaset me protestuesit, ata e qëllojnë me vezë

Gjatë fjalës së saj, deputetja e PS e përshkroi Kavajën si “kryeqytetin e turizmit shqiptar”.

Emër për emër, pse nuk dalin llogaritë e Edi Ramës për të votuar të enjten hartën e re.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news