Kronika 2026-10-05 15:39:02 Nga VNA

Seancë plenare në Kuvend/ Qytetarët protestojnë jashtë godinës, policia pozicionohet në disa pika

Ndaje në Whatsapp

Seancë plenare në Kuvend/ Qytetarët protestojnë jashtë

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur këtë të hënë përpara Kuvendit të Shqipërisë, në të njëjtën kohë kur brenda godinës po zhvillohet seanca plenare.

Forca të shumta policie janë vendosur në disa pika përreth Parlamentit, me qëllim garantimin e rendit dhe shmangien e incidenteve gjatë tubimit.

Protestuesit kundërshtojnë qeverinë e kryeministrit Edi Rama dhe kërkojnë largimin e saj. Tubimi para Kuvendit vjen pas protestës së zhvilluar një ditë më parë përpara Kryeministrisë, ku pjesëmarrësit paralajmëruan vijimin e protestave edhe gjatë seancave parlamentare.

Ndërkohë, policia vijon të mbajë nën monitorim situatën dhe ka krijuar një perimetër sigurie në zonën përreth godinës së Kuvendit.

Video

Doli kundër reformës territoriale, Vullnet Sinaj “kyç gojën” para gazetarëve: Po të enjten si do të votojë?

Zegjineja garanton shqiptarët: PS i ka 84 vota.

“Nuk ta fal!” Blerina Matraku reagon ndaj Adi Hilës: Familja ime është e gjunjëzuar

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news