Politika 2026-10-05 19:16:17 Nga VNA

Berisha: Armand Frangu mori 75 milionë euro për AI që nuk ekziston, Diella u bë me 6 milionë

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Armand Frangu mori 75 milionë euro për AI që nuk

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit “E ardhmja digjitale e Shqipërisë Mundësitë e Teknologjisë Blockchain”, ka hedhur akuza ndaj qeverisë për fondet e investuara në teknologji, inteligjencën artificiale dhe projektin “Diella”.

Berisha e përmendi konkretisht biznesmenin Armand Frangu, për të cilin pretendoi se ka përfituar tendera me vlerë 75 milionë euro për përmirësimin e inteligjencës artificiale, ndërsa sipas tij, produkti i pretenduar nuk ekziston.

“Armand Frangu ka marrë 75 milionë euro për përmirësimin e kujt thoni ju? Inteligjencës artificiale, e cila ka zero ekzistencë. 75 milionë euro”, deklaroi Berisha.

Ai e krahasoi këtë shumë me kostot që, sipas tij, kanë pasur projekte të tjera të inteligjencës artificiale, duke e përdorur këtë argument për të kritikuar mënyrën e menaxhimit të fondeve publike në sektorin e teknologjisë.

Berisha u ndal edhe te “Diella”, duke pretenduar se projekti i inteligjencës artificiale është realizuar me një kosto shumë më të lartë nga sa, sipas tij, do të duhej të kushtonte.

“Ajo që bëhej me 100 dollarë, Diella u bë me 6 milionë”, tha kreu i PD-së.

Në vijim, Berisha sulmoi edhe AKSHI-n, duke e akuzuar për abuzime me prokurimet publike dhe për keqpërdorim të të dhënave të qytetarëve.

“AKSHI u shndërrua në një mallkim për shqiptarët”, deklaroi Berisha, duke e lidhur situatën me atë që ai e cilësoi si “librin e zi të dixhitalizimit të Shqipërisë”.

Lexo gjithashtu

Video

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news