Sociale 2026-03-10 08:13:33 Nga VNA

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km nga 2014 - 2024, qarqet me rënie dhe rritje

Ndaje në Whatsapp
Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km nga 2014 - 2024, qarqet me

Rrjeti rrugor i vendit është pakësuar me rreth 181 kilometër ndërmjet vitit 2014 dhe 2024 si rrjedhojë e riklasifikimit të inventarit rrugor nga amortizimi i lartë i linjave në zonat rurale, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Qyteti me rritjen më të madhe të rrjetit rrugor është Shkodra, ku gjatësia e rrugëve u shtua me 54.1 km, ose rreth 13% më shumë se në vitin 2014. Kjo shtesë erdhi si rrjedhojë e ndërtimit të rrugës së re të Thethit dhe aksit Tamarë-Vermosh.

Në të njëjtën linjë pozitive renditet edhe Vlora, me rritje prej 50.4 km (+12%), si rrjedhojë e ndërtimit të Bypassit dhe rrugës së Lumit të Vlorës. Gjithashtu, në Elbasan rrjeti rrugor u zgjerua me 32.5 km ose +9% dhe në Korçë me 24.7 km (+7%).

Këto qytete gjithashtu rezultojnë të jenë përfituesit kryesorë të investimeve në infrastrukturë gjatë dekadës së fundit. Në anën tjetër, pjesa më e madhe e bashkive kanë shënuar tkurrje të rrjetit rrugor.

Tirana regjistron reduktimin më të madh në vlerë absolute, me 68.6 km më pak rrugë (-22%) ndërmjet viteve 2014-2024. Rënie të fortë kanë pësuar edhe Fieri me -68.2 km (-19%), Lezha me -59.9 km (-19%), Kukësi me -50.1 km (-13%), Durrësi me minus 36.5 km (rënie prej -20%) dhe Dibra me -39.7 km (-14%). Edhe Berati ka pësuar tkurrje me 17.9 km (-10%), ndërsa Gjirokastra ka një rënie më të lehtë prej 2.5 km (-1%).

Rënia e gjatësisë së rrjetit rrugor në disa bashki duket paradoksale, sidomos në një periudhë kur në infrastrukturë janë investuar miliarda euro nga Ministria e Infrastrukturës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Kjo shpjegohet me faktin se në dekadën e fundit, një pjesë e madhe e investimeve nuk janë përdorur për të hapur kilometra të rinj, por për të rindërtuar, zgjeruar dhe modernizuar rrugët ekzistuese.

Një arsye tjetër lidhet edhe me rishikimin pas reformës territoriale dhe proceseve të inventarizimit të viteve të fundit. Në shumë raste, bashkitë kanë përditësuar regjistrat duke hequr segmente që nuk konsiderohen më rrugë funksionale, duke riklasifikuar rrugë rurale, të amortizuara ose me përdorim të kufizuar.

Ndryshimet në ndarjen e kompetencave mes pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore kanë ndikuar gjithashtu në shifra. Reduktimi i raportuar në disa bashki është kryesisht rezultat i përditësimit të inventarit, riklasifikimit dhe ndryshimit të metodologjisë së matjes./ Monitor

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news