Sociale 2026-03-10 07:05:56 Nga VNA

Raporti / Talentet nuk shpërblehen në administratën publike, punësimi nuk bazohet në meritë

Ndaje në Whatsapp
Raporti / Talentet nuk shpërblehen në administratën publike,

Banka Botërore e ka renditur Shqipërinë në mesin e vendeve që nuk aplikon standarde të unifikuara për rekrutimin e talenteve në sektorin publik.

Në Raportin e zhvillimit global 2025 të publikuar së fundmi evidentohet se Shqipëria përballet me një shpërndarje të pabarabartë të praktikave të punësimit, ku fati i një kandidati për t’u bërë pjesë e shërbimit publik varet më shumë nga institucioni ku aplikon sesa nga një rregullator kombëtar i unifikuar.

Në nivel kombëtar, mesatarja e nëpunësve shqiptarë të rekrutuar përmes meritokracisë së dokumentuar me shkrim qëndron diku rreth 50%. Ndërkohë që në disa institucione shqiptare procesi i rekrutimit me shkrim është pothuajse i papërfillshëm (rreth 20%), në organizata të tjera brenda të njëjtit shtet kjo praktikë arrin deri në mbi 70%.

Kjo diferencë, sipas Bankës Botërore tregon se procesi i punësimit në administratën publike shqiptare varet më shumë nga politikat e brendshme të institucioneve sesa nga një standard i konsoliduar kombëtar.

Nga pikëpamja e qeverisjes, ky fragmentim mbart rreziqe të konsiderueshme analizon Banka. Sipas saj Qeveritë duhet t’i japin prioritet zbatimit të standardeve që funksionojnë në shërbim të rekrutimit të talenteve në administratë  dh jo vetëm ndjekjen e procedurave në mënyrë sipërfaqësore.

Në rastin e Shqipërisë, argumenti anon drejt nevojës për një harmonizim të procedurave. Nëse një institucion arrin të identifikojë talentin përmes metodave dhe procedurave të sakta konkurruese,  ky standard nuk aplikohet në të gjithë entet publike.

Studimet e cituara në raport tregojnë se performanca e një institucioni rritet me shtimin e rregullave deri në një pikë të caktuar, por pas saj, çdo rregull i ri bëhet mbytës. Në Shqipëri, ku grafiku i rekrutimit tregon një luhatje nga 20% në mbi 70% të përdorimit të provimeve me shkrim, duket se institucionet vuajnë nga dy ekstreme, ose mungesa totale e kritereve standarde, ose procedurat aq komplekse sa paralizojnë marrjen e talenteve të rinj.

Përtej qasjeve se kontrolli i rreptë parandalon abuzimin, raporti sjell prova se dhënia e autonomisë nëpunësve mund të rrisë efikasitetin. Në raste si ato të Pakistanit apo Ganës, rritja e diskrecionit (lirisë për të gjykuar) për detyrat komplekse uli vonesat dhe madje uli kostot e prokurimeve me 9%.

Për Shqipërinë, ky është një argument i forte, në vend që të investohet vetëm në kontrolle burokratike që shpesh shmangen, fokusi duhet të kalojë te fuqizimi i gjykimit profesional të nëpunësit.

Kur një punonjës publik në Shqipëri detyrohet të ndjekë verbërisht rregulla të hartuara nga dikush që nuk e njeh punën në terren, motivimi i tij bie dhe agjencia e tij për të zgjidhur probleme humbet.

Raporti vë në dukje se standardet nuk janë “të mira në vetvete” nëse nuk sjellin ndikim. Shqipëria mund të ndjekë modelin e Vietnamit, i cili nuk tentoi të zbatonte menjëherë mijëra faqe të standarde ndërkombëtare të kontabilitetit (IPSAS), por i ndau ato në module graduale gjatë disa viteve./ Monitor

Video

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Unë jam Ambrozia Meta që t’i gërric nervat…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news