Sociale 2026-03-09 08:12:11 Nga VNA

Qytetet me më shumë makina për banorë; Tirana, me kaq shumë trafik, nuk kryeson!

Ndaje në Whatsapp
Qytetet me më shumë makina për banorë; Tirana, me kaq

Banorët e qyteteve kryesore të vendit, sidomos në Tiranë e në Durrës, shpenzojnë shumë kohë, por edhe karburant në trafik.

Një sondazh i “Monitor” vitin e kaluar, ku pjesa më e madhe e të anketuarve ishin nga kryeqyteti, gjeti se 70% e përdoruesve të makinave shpenzonin më shumë se një orë në trafik çdo ditë. 41% e të anketuarve që deklaruan se ishin përdorues makine thanë se kalonin 1-2 orë në trafik në ditë. 29% thanë se kalonin më shumë se dy orë në automjet pa lëvizur.

Numri i mjeteve që qarkullojnë në vend është rritur me shpejtësi vitet e fundit, duke kaluar në 2025-n për herë të parë shifrën e 1 milionë (1,047,427), ku mbi 80% e tyre janë autovetura.

Në raport me popullsinë, Shqipëria ka në total 443 mjete për 1 mijë banorë, që pavarësisht rritjes mbetet ndër më të ulëtat në Europë. P.sh., vetëm për autoveturat, Shqipëria kishte 328 mjete për 1000 banorë në vitin 2024, nga 578 që është mesatarja europiane.

Po cilat janë qytetet më të ngarkuara me automjete.

“Monitor” përpunoi të dhënat për numrin e mjeteve totale të regjistruara sipas bashkive, bazuar në shifrat e Drejtorisë së Përgjithshme të transportit Rrugor për 61 bashkitë në vend, në raport me popullsinë përkatëse të këtyre bashkive, sipas Censit 2023 të INSTAT.

Bashkia që ka numrin më të lartë të mjeteve për 1000 banorë është Saranda. Qyteti bregdetar ka 22.6 mijë banorë, ndërkohë që ka të regjistruara 16.2 mijë automjete, ose 716 mjete për 1000 banorë. Ky përqendrim i automjeteve është 61% më i lartë sesa mesatarja kombëtare. Në verë, trafiku në Sarandë është pothuajse i paralizuar, jo vetëm për shkak të vendasve, por dhe dyndjes së turistëve dhe rrugëve të ngushta.

I dyti është qyteti bregdetar i Durrësit, me 584 mjete për 1000 banorë, ose 32% më shumë se mesatarja kombëtare. Në Durrës trafiku është i pranishëm jo vetëm në sezon, por përgjatë gjithë vitit, ndërsa parkimi, përveçse në hyrje ku është ndërtuar projekti i ri nga bashkia, mbetet tepër i vështirë.

Kurbini është në vend të tretë, me 557 mjete për 1000 banorë.

Listën e vijon një tjetër qytet bregdetar, Vlora, me 551 mjete për 1000 banorë.

Tirana, ku më shpejt mund të shkosh në një destinacion në këmbë, sesa me automjet, renditet në vend të pestë, ku për çdo dy banorë ka një automjet (533). Një tjetër mision i pamundur, ose shumë i shtrenjtë në kryeqytet është dhe parkimi.

Në sondazhin e Monitor, 84% e përdoruesve thanë se hasin gjithmonë probleme për të gjetur një vend ku të lënë automjetin. Kostot mesatare mujore të parkimit po i kalojnë 10 mijë lekë në muaj. Edhe blerja e një apartamenti shpesh është e “pavlefshme”, nëse nuk ke vend parkimi, dhe nëse duhet ta blesh kushton deri 60 apo 80 mijë euro, aq sa dikur mund të blije një shtëpi të madhe

Bashkitë e mëdha, ku banorët kanë më pak makina janë Berati, Dibra, Përmeti, Pogradeci, me më pak se 300 mjete për 1000 banorë./Monitor

Video

Kilometri i fundit paska qëlluar deri në Bruksel

Zjarri shpërthyeu në të gjithë Tel Avivin pasi raketat iraniane goditën Izraelin qendror. Autoritetet thanë se një nga raketat mund të ketë pasur një kokë rakete thërrmuese, duke shpërndarë bomba dhe duke shkaktuar shpërthime të shumta.

Një video e verifikuar nga The New York Times sugjeron se një raketë amerikane Tomahawk mund të ketë goditur zonën pranë një shkolle fillore në Minab të Iranit, ku sipas raportimeve u vranë 175 persona, shumë prej tyre fëmijë. Presidenti Donald Trump e mohoi përgjegjësinë, duke deklaruar se sipas tij sulmi mund të jetë kryer nga vetë Irani. Ndërkohë Pentagoni ka njoftuar se po heton incidentin. https://www.vna.al/bota/video-e-re-ngre-dyshime-nje-rakete-amerikane-mund-te-kete-goditur-shkollen--i20946

Elman Abule mbërrin në SPAk. Erion Veliaj do të ulet sot për herë të parë në kafazin prej xhami të Gjykatës së Posaçme për të nisur përballjen zyrtare me drejtësinë. Njëherazi me të, do të ulen në bankën e të akuzuarve bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, familjarë e bashkëpunëtorë të kësaj të fundit

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news