Sociale 2026-01-12 08:38:00 Nga VNA

Përmbytjet në Shqipëri/ 2.5 miliardë dollarë dëme në 30 vite, asnjë i dënuar nga institucionet

Ndaje në Whatsapp
Përmbytjet në Shqipëri/ 2.5 miliardë dollarë dëme

Gati 2.5 miliardë dollarë llogaritet dëmi ekonomik i shkaktuar nga përmbytjet në Shqipëri gjatë tre dekadave të fundit, ndërsa asnjë përfaqësues i institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e riskut dhe mirëmbajtjen e sistemit hidrik nuk ka dhënë llogari para drejtësisë. Ky është konkluzioni i një raporti të detajuar të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili evidenton një dështim zinxhir në nivel qendror dhe vendor.

Raporti i KLSH-së, i hartuar pas auditimit të përmbytjeve të vitit 2024 në qytetin e Vlorës, nxjerr në pah mungesën e mirëmbajtjes së kanaleve kulluese prej dekadash, mosmenaxhimin efektiv të riskut nga përmbytjet dhe bashkëpunimin e dobët mes institucioneve përgjegjëse. Sipas gjetjeve, ky mosmenaxhim bie në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen civile, veçanërisht në kushtet e ndryshimeve klimaterike.

Në raport theksohet se 3,285 objekte janë ndërtuar pa leje në infrastrukturën ujitëse, kulluese dhe mbrojtëse, duke rritur ndjeshëm rrezikun nga përmbytjet. Problematikat shtrihen nga Ministria e Bujqësisë deri te ndërmarrjet që administrojnë argjinaturat, hidrovorët dhe sistemet e kanalizimit.

Që nga viti 1990, Shqipëria ka përjetuar të paktën tetë përmbytje të rënda, duke nisur nga ajo e vitit 1995, përmbytjet e viteve 2002, 2004, 2005, 2010–2011, 2015, 2017, si edhe ato të viteve 2021 dhe 2024 në zonat e Lezhës, Shkodrës dhe Vlorës. Mijëra familje janë prekur, qindra banesa janë shkatërruar dhe mijëra hektarë tokë bujqësore kanë mbetur nën ujë.

Megjithatë, drejtësia ka shënuar vetëm dy hetime në lidhje me këto emergjenca. Hetimi për përmbytjet e Shkodrës në vitin 2010 u pushua, ndërsa një tjetër hetim, i nisur së fundmi nga Prokuroria e Durrësit për përmbytjet e fundit, vijon ende pa persona të dyshuar.

Raporti i KLSH-së ngre alarmin për nevojën urgjente të përgjegjshmërisë institucionale dhe reformimit të menaxhimit të riskut nga përmbytjet, në një vend që prej dekadash po paguan një faturë të rëndë ekonomike dhe sociale.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news