Sociale 2025-12-28 14:23:00 Nga VNA

E-Albania vijon të shfaq probleme, qytetarët dhe bizneset nuk marrin dot shërbimet e nevojshme

Ndaje në Whatsapp

E-Albania vijon të shfaq probleme, qytetarët dhe bizneset nuk marrin

Prej më shumë se një jave, portali qeveritar e-Albania vijon të përballet me probleme teknike, duke krijuar vështirësi në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Problemet janë shfaqur edhe këtë të diel, me pamundësi ose ngadalësime në aksesimin e platformës.

Në faqen zyrtare të e-Albania vazhdon të shfaqet një njoftim, sipas të cilit Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po kryen operacione mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të sistemit elektronik. Sipas njoftimit, gjatë këtyre proceseve mund të ketë ndërprerje të përkohshme apo ngadalësime në marrjen e të dhënave përmes ndërveprimit me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, ndërsa përdoruesve u kërkohet mirëkuptim për vështirësitë e mundshme.

Pesë ditë më parë, Aleanca për Profesionistët e Lirë e ka ngritur publikisht këtë situatë si një shqetësim serioz, duke theksuar se bizneset nuk po arrijnë të marrin shërbime apo të kryejnë pagesa përmes platformës. Në reagimin e saj, Aleanca kërkon sqarime të mëtejshme nga institucionet përgjegjëse, duke nënvizuar se këto platforma përbëjnë infrastrukturë bazë për regjistrime, deklarime, aplikime, pagesa dhe përmbushje detyrimesh ligjore.

Problemet e e-Albania nuk kanë prekur vetëm bizneset, por edhe individët, veçanërisht për shërbime si regjistrimi i fëmijëve të porsalindur, aplikimet për dokumente identifikimi dhe rinovimi i pasaportave. Kjo situatë paraqitet problematike veçanërisht në këtë periudhë fundviti, kur numri i emigrantëve që kthehen në atdhe është i lartë dhe shumë prej tyre shfrytëzojnë pushimet për të kryer procedura administrative.

Më herët është raportuar se probleme kanë shfaqur tek sisteme ku ndërlidhja bëhet përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) të cilat nuk janë funksionale, ose punojnë me shumë vështirësi.

Problemet janë shfaqur në një kohë kur drejtues të AKSHI-t përballen me akuza nga SPAK për shpërdorim të fondeve publike. 

 

Video

Pak ditë përpara aksidentit tragjik me 41 viktima në Spanjë, në rrjetet sociale u publikua një video nga një pasagjere, në të cilën evidentoheshin dridhje të pazakonta gjatë udhëtimit me tren, çka tregonte për probleme në infrastrukturën hekurudhore.

Momentet e para të rikthimit të energjisë elektrike mbrëmë në QSUT, pas minutave të errësirës që krijuan ankth dhe pasiguri në godinat ku funksionojnë shërbime jetike.

Lëre oqeanin Evis. Rregullo dritat në QSUT.

Ish kreu Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi, tashmë zyrtarisht i pandehur, është paraqitur sot në SPAK i shoqëruar nga avokati. Roshit iu komunikua akuza për “shpërdorim detyre,” pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi në tenderat gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Kavajës. https://www.vna.al/kronika/ish-kryebashkiaku-i-kavajes-elvis-roshi-paraqitet-ne-prokurorine-e-posac-i19092

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news