Sociale 2025-12-27 18:16:00 Nga VNA

Mjekët japin alarmin, gripi tek fëmijët agresiv

Ndaje në Whatsapp
Mjekët japin alarmin, gripi tek fëmijët agresiv

Gripi i stinës po shfaqet me forma më agresive tek fëmijët, duke shkaktuar temperaturë të lartë dhe të zgjatur, deri në 39–40 gradë Celsius.

Sipas mjekëve, në shumë raste është dashur trajtim spitalor për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, shoqëruar me të vjella, diarre, mosushqyerje dhe, në disa raste, konvulsione febrile.

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar praninë e gripit të tipit A, ndërsa në qarkullim janë edhe viruse të tjera si COVID-19 dhe virusi respirator sincicial, që prek kryesisht foshnjat.

Pediatrit u bëjnë thirrje prindërve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin ambientet e mbipopulluara, sidomos gjatë festave. Fluksi i pacientëve në spitale është rritur, ndërsa sipas ISHP, vala e infeksioneve ende nuk ka arritur kulmin.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news