Sociale 2025-12-27 08:08:00 Nga VNA

Viti 2025, një vit zie për Shqipërinë: Humbje të mëdha në politikë, art, kulturë dhe media

Ndaje në Whatsapp
Viti 2025, një vit zie për Shqipërinë: Humbje të

Viti 2025 do të mbahet mend si një nga vitet më të dhimbshme për Shqipërinë, pasi vendi humbi një sërë figurash të shquara nga politika, arti, kultura, kinematografia, muzika dhe media. Brenda vetëm një viti, u shuan emra që për dekada ndërtuan identitetin kulturor dhe publik të kombit, duke lënë pas një boshllëk të madh në jetën shoqërore shqiptare.

Më 25 janar, në moshën 95-vjeçare, u nda nga jeta Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Një figurë qendrore e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, ai la pas një trashëgimi të rëndësishme fetare dhe shoqërore, duke qenë shpesh edhe në qendër të debateve publike.

Më 9 mars, ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare Andis Harasani, ish-deputet dhe ish-drejtues i KESH-it, i njohur për rolin e tij në politikat energjetike të vendit. Ai u nda nga jeta në New York pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Më 3 prill 2025, arti shqiptar humbi një nga ikonat e tij më të mëdha, Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta në moshën 93-vjeçare, vetëm një ditë pas ditëlindjes së saj. Me një karrierë mbi tetë dekada, ajo mbetet simbol i teatrit dhe kinemasë shqiptare.

Më 23 maj, u nda nga jeta Artan Lame, publicist dhe historian i njohur, pas problemeve të rënda kardiake. Vetëm një ditë më pas, më 24 maj, u shua edhe regjisori i madh Piro Milkani, një nga shtyllat e kinematografisë shqiptare.

Më 11 qershor, ndërroi jetë Leka Bungo, regjisor, aktor dhe skenarist i shquar. Ndërsa më 23 korrik, u nda nga jeta aktorja e njohur e teatrit Violeta Sekuj, në moshën 94-vjeçare.

Më 28 gusht, u nda nga jeta Naun Shundi, aktor, regjisor dhe dramaturg, pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Po gjatë këtij muaji, media shqiptare u trondit nga ndarja e papritur nga jeta e gazetarit dhe analistit Artur Zheji, në moshën 64-vjeçare.

Më 1 shtator, u nda nga jeta kineasti i shquar Dhimitër Anagnosti, një nga regjisorët më të rëndësishëm të shekullit XX. Më 22 shtator, arti shqiptar humbi Enver Petrovci, aktor i madh i skenës shqiptare dhe kosovare, ndërsa më 29 shtator u nda nga jeta sopranoja e mirënjohur Luiza Çako.

Më 30 tetor, humbja e Dorian Kongolit, djalit të shkrimtarit Fatos Kongoli, tronditi opinionin publik. Vetëm një ditë më pas, më 31 tetor, Shqipëria humbi ish-kryeministrin Fatos Nano, një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare pas viteve ’90, për të cilin u shpall edhe ditë zie kombëtare.

Më 26 nëntor 2025, muzika shqiptare u godit nga ndarja e papritur nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi, në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak.

 


Viti 2025 mbyllet kështu si një vit zie për Shqipërinë, me humbje të pazëvendësueshme të figurave që lanë gjurmë të thella në historinë, kulturën dhe jetën publike të vendit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news