Sociale 2025-12-26 07:28:45 Nga VNA

Birra mbeti stok gjatë gjatë sezonit turistik, bie me 11% prodhimi për shtator - nëntor

Ndaje në Whatsapp
Birra mbeti stok gjatë gjatë sezonit turistik, bie me 11% prodhimi

Prodhuesit vendas ende nuk po arrijnë të ulin stokun e birrës të grumbulluar gjatë stinës së verës, për shkak të pritshmërive për rritje konsumi nga turizmi.

Stoqet e grumbulluar ndikuan në rënien e prodhimit për muajt shtator – nëntor 2025. Sipas të dhënave të Doganave për këtë periudhë prodhimi ra me 11% krahasuar me muajt shtator-nëntor 2024.

Ndërsa për 11-mujorin 2025 sipas të dhënave të Doganave u prodhua një sasi prej  37,7 mln litra birrë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, prodhimi është rritur me 8%,  duke qëndruar në nivelet më të larta pas periudhës së pandemisë së Covid-19.

Për shkak të pritshmërive për shtim të kërkesës gjatë sezonit turistik gjatë muajve të verës operatorët kryesorë pohuan se rritën gati 10% prodhimin, për shkak të parashikimeve optimiste për shtim konsumi nga turizmi.

Rritja më e lartë e prodhimit rezulton se ka qenë në muajin korrik 2025. Sipas të dhënave të Doganave për muajin korrik u prodhuan 6,1 mln litra birra apo 35% më shumë se muaji korrik 2024.

Megjithëse disa nga fabrikat më të mëdha rritën prodhimin në muajt e verës, pas përfundimit të sezonit turistik operatorët raportuan se pjesa më e madhe e birrës u magazinua, pasi rritja e pritshme e konsumit nga turizmi nuk është realizuar.

Operatorët pohuan se për sezonin turistik dominuan turistët low cost , që më tepër konsumonin në ambientet me qira sesa në bare dhe restorante.

Sipas prodhuesve janë edhe disa faktorë të tjerë ndikojnë në pengimin e rritjes së konsumit të birrës vendase, që nga Akciza e aplikuar për prodhimin vendas që prej 2023 është e barabartë me akcizën e shoqërive importuese; Çmime konkurruese nga birrat e importit, si pasojë presion konkurrues mbi çmimet; Ulja e konsumit të pijeve alkoolike në tërësi në ambientet familjare dhe konsumi i tyre kryesisht në bare dhe restorante, ku çmimet e ofruara janë të larta (çmimi mesatar për shishe 0.33 l ose kanaçe 0.5 l në dyqan është 80–120 lekë, ndërsa në bare dhe restorante 200–350 lekë).

Ndërsa importet e birrës vijojnë të jenë me rënie, e cila nisi që në muajin korrik 2025 sipas të dhënave të Doganave.

Për periudhën janar-nëntor është importuar një sasi prej 51,6 mln litra birrë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s importet kanë rënë 4.3%.

Drejtues të një prej kompanive importuese të birrës në vend pohuan më herët se gjatë muajve të verës hasën rënie të konsumit, e ndikuar nga disa faktorë përfshirë numrin më të ulët të turistëve për sezonin 2025 në raport me sezonin e kaluar, abuzimi me çmimet e shitjes së birrës së importit në zonat bregdetare përgjatë stinës së verës, si dhe me aksionet e nisura nga qeveria në muajt e verës për lirimin e hapësirave publike.

Aksioni për lirimin e hapësirave që nisi në muajt e verës u shoqërua me heqjen e tendave të shumë bare dhe restoranteve në vend.

Por pavarësisht rënies së tyre dhe shtimit të prodhimit të ndikuara nga tendencat e konsumit, importet vijuan të zënë peshën kryesore të tregut në vend. Për janar -nëntor 2025 pesha e tyre arriti 58% kundrejt peshës prej 42% që zuri prodhimi vendas./ Monitor

Video

50 kamiona për 3 bataliona...

Numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave në fshatin kodrinor Adamuz ka arritur në të paktën 41. Një trup i tjetër u gjet brenda rrënojave të trenit të parë, ndërsa disa trupa të tjerë mbeten të bllokuar. Autoritetet paralajmërojnë se numri përfundimtar i viktimave do të konfirmohet vetëm pas largimit të vagonëve nga shinat. Përplasja ndodhi pranë një vargmali në zonën e ullinjve, ku qasja është e vështirë për ekipet e shpëtimit për shkak të rrugës me një korsi. Sipas ekspertëve, një defekt në nyjen hekurudhore mund të jetë shkaku i daljes nga shinat të trenit që shkonte për në Madrid, duke u përplasur me trenin tjetër që vinte nga drejtimi i kundërt.

Pak ditë përpara aksidentit tragjik me 41 viktima në Spanjë, në rrjetet sociale u publikua një video nga një pasagjere, në të cilën evidentoheshin dridhje të pazakonta gjatë udhëtimit me tren, çka tregonte për probleme në infrastrukturën hekurudhore.

Momentet e para të rikthimit të energjisë elektrike mbrëmë në QSUT, pas minutave të errësirës që krijuan ankth dhe pasiguri në godinat ku funksionojnë shërbime jetike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news