Sociale 2026-03-26 16:05:00 Nga VNA

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 4 të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak momente më parë në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Urës së Zogut.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip “Mini Cooper” dhe një “Volkswagen” janë përplasur frontalish me njëri-tjetrin, duke shkaktuar katër të plagosur.

Të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Rrëshenit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, që për momentin mbeten të paqarta.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news