Sociale 2026-03-24 10:30:00 Nga VNA

24 marsi, dita fatlume e shqiptarëve në Ballkan

Ndaje në Whatsapp
24 marsi, dita fatlume e shqiptarëve në Ballkan

Sot është dita fatlume e shqiptarëve në Ballkan. Në këtë ditë, NATO filloi bombardimet kundër një shteti agresor, Serbisë, dhe kundër një regjimi gjakatar e racist antishqiptar, që kishte marrë e vijonte të merrte jetë shqiptarësh, t’i dhunonte e keqtrajtonte. Në këtë ditë mirënjohja dhe falënderimet janë mëse të sinqerta për shtetet kryesore që e udhëhoqën këtë ndërhyrje, kryesisht SHBA, e po ashtu edhe Britania e Madhe.

Në këtë ditë kujtojmë edhe ngjarjen e dhimbshme “aksidentale” të bombardimit të civilëve shqiptarë që i iknin luftës nga pjesëtarë të kontingjentit francez, apo makinacionet, së bashku me kontingjentin rus, për të lënë veriun e Mitrovicës nën dominim serb.

Sot vlerësojmë edhe të gjithë luftën e sakrificën e UÇK-së, posaçërisht të familjes Jashari dhe të çdo ushtari tjetër që luftoi apo kontribuoi në sheshin e betejës.

FALEMINDERIT NATO, Klinton, Bush, Bler, Ollbrajt, Ris, Gjenerali Klark, Robertson, Shea, Kristian Amanpur etj., diplomatë, ushtarakë e gazetarë që mundësuan një nga operacionet diplomatike e ushtarake më delikate, për të korrigjuar gabimet historike ndaj shqiptarëve dhe në mbrojtje të dinjitetit njerëzor. Për të treguar se në Europë duhet të jetë e turpshme dhe e neveritshme nëse je shtet agresor.

Por sot ndjehemi të turpëruar për servilizmin politik të qeverisë shqiptare ndaj Serbisë që vijon të mbetet njësoj agresore, për metodën komuniste enverhoxhiane e koçixoxiane të të krerëve të shtetit shqiptar ndaj situatës ende të brishtë shtetformuese dhe politike në Kosovë. Ne duhet të jemi shtylla mbështetëse e Kosovës dhe të flasim për të me zërin e Kosovës.

Po ashtu, politika shtetpenguese e sovranitetpenguese në Kosovë duhet të heqë dorë nga krijimi i pengesave artificiale dhe ngërçet për institucionet. Të kopjosh Edi Ramën apo t’i pëlqesh atij në politikë është ekuacion që ka vetëm një zgjidhje: turpërim.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news