Sociale 2026-03-23 08:12:06 Nga VNA

Vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025-n, bien të tjerët

Ndaje në Whatsapp
Vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët,

Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon se teksa ekonomia rritet, vendet e reja të punës janë ekskluzivitet i vetëm për pensionistët.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se numri mesatar i të punësuarve ishte 4,886 persona më i ulët se në vitin 2024, me rënie -0.4%.

Sipas të dhënave, rritja e vetme pozitive në të gjithë strukturën e punësimit vjen nga kategoria mbi 64 vjeç, e cila ka pësuar zgjerim me 8.7%, duke shtuar mbi 10 mijë persona të moshuar në radhët e të punësuarve brenda një viti. Ky trend ka zhvillime krejt të kundërta me grup-moshat e tjera, ku numri i të punësuarve 15-64 vjeç ka pësuar një tkurrje me 15,298 persona në krahasim me 2024.

Nëse pensionistët nuk do të përfshiheshin në raportim shifrat e punësimit total do të shënonin një rënie shumë të fortë.

Kjo zhvendosje demografike tregon se struktura e popullsisë po plaket me ritme të shpejta, duke detyruar tregun të adaptohet me forcën e punës që ka në dispozicion. Ndërsa të rinjtë e moshës 15-29 vjeç po zhduken nga radhët e të punësuarve me një rënie vjetore prej 4.3% në 2025 për shkak të uljes së lindjeve dhe emigracionit të lartë, pensionistët po kthehen në rezervën e fundit ku biznesmenët mund të gjejnë staf.

Rritja e punësimit te pensionistët, ndonëse po shërben si një frymëmarrje artificiale për tregun e punës, fsheh pas pasojat e rënda që do të vijnë për skemën e sigurimeve shoqërore dhe qëndrueshmërinë fiskale të vendit. Raporti mes kontribuuesve dhe përfituesve po shtrembërohet në mënyrë të rrezikshme, teksa forca aktive 15-64 vjeç po tkurret me mbi 18 mijë persona në vit, barra për të mbajtur sistemin po bie mbi një bazë gjithnjë e më të vogël të rinjsh.

Në planin afatshkurtër, punësimi i moshës mbi 64 vjeç duket si një ndihmë për arkën e shtetit, pasi këta individë vazhdojnë të paguajnë kontribute ndërsa marrin pension. Megjithatë, kjo zgjidhje ku brezi i vjetër po punon për të financuar veten, për shkak të mungesës së zëvendësimit nga forca e re e punës që po emigron nuk ofron siguri në afat më të gjatë.

Mbështetja tek pensionistët për të plotësuar vendet e punës që lënë të rinjtë po tregon se ekonomia po përshtatet me rënien, jo me rritjen. Presioni mbi buxhetin e shtetit do të rritet, duke detyruar ose rritjen e mëtejshme të moshës së daljes në pension, ose rritjen e taksave mbi ata pak të rinj që mbeten në vend./ Monitor

Video

Pamje dramatike të shpërthimeve në Isfahan të Iranit. Një shpërthim i madh goditi objektin e raketave 15 Khordad të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit në Isfahanin jugor më 31 mars 2026.

Burrat në Kuvend ja kanë lënë vendin grave për të vijuar me sherret banale të së enjtes. Dhe kur bëhet fjalë për Albana Vokshin dhe Bora Muzhaqin fjalët janë të tepërta…

Rikthimi i legjendës së zheleve…

Momenti kur Flamur Noka godet me shishe Taulant Ballën

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news