Politika 2026-03-02 16:19:00 Nga VNA

Si bllokoi Spiropali “Skënderbeun” dhe shpalljen e 2 marsit, festë kombëtare

Ndaje në Whatsapp
Si bllokoi Spiropali “Skënderbeun” dhe shpalljen e 2 marsit,

Nëse do të kishim një shtet normal, 2 marsi, sot do të ishte një festë kombëtare zyrtare.

Propozimi u bë në shtator të vitit 2024, nga deputeti socialist i asaj kohe, Eduart Ndreca.
Ai paraqiti në Parlament kërkesën që 2 Marsi 1444, kur u themelua Kuvendi i Besëlidhjes së Lezhës, i cili çmohet të jetë pika e nisjes së krijimit të shtetit shqiptar, të shpallet ditë feste zyrtare.
Nisma u pranua dhe u miratua një zëri, edhe nga opozita në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

“Me kthimin e 2 Marsit 1444, që përkon me Kuvendin e Besëlidhjes së Lezhës, ne jo vetëm vlerësojmë figurën më madhështore të historisë së kombit tonë, Gjergj Kastrioti, por dhe periudhën më të lavishme të historisë kombëtare dhe brenda kësaj periudhe datën më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, dita ku princat u mblodhën nën drejtimin e Gjergjit të madh dhe vendosën piketat më të rëndësishme që i duhen një kombi në rrezik asgjësimi, për të shpëtuar veten dhe vlerat që ai trashëgon”, tha Ndreca më 11 shtator 2024 në komsion.
“Ju përgëzoj. Ne nuk jemi nga ata që e ngatërrojmë Skënderbeun me Edi Ramë,”- tha atëherë demokratja Ina Zhupa.

Ndreca deklaroi asokohe se do t’ju kërkojë edhe kolegëve të tij në Kosovë që edhe atje 2 marsi të jetë festë zyrtare.

Por ajo që ndodhi më pas, në mënyrë të habitshme e të pashpjegueshme, është se kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali nuk e futi kurrë këtë projektligj për votim në seancë plenare dhe pse të gjithë ishin dakord.

Nisma u dogj sepse legjislatura mbaroi dhe deputeti nuk u rizgjodh në Kuvendin e ri.

Ndaj sot, më 2 mars, jo vetëm që nuk jemi në një festë zyrtare, por në një ditë kur nuk foli thuajse askush për Heroin tonë Kombëtar dhe Besëlidhjen. Për më tepër “Mamicën” nuk e kemi më as ministre.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news