Politika 2026-01-09 18:51:00 Nga VNA

Në ditën e “bashkimit” të opozitës, PD Korçë shpall armik të brendshëm Ervin Salianjin

Ndaje në Whatsapp

Në ditën e “bashkimit” të opozitës, PD

Në të njëjtën ditë kur Sali Berisha mbledh partitë e opozitës për të “bashkërenduar aksionin opozitar”, dega e Partisë Demokratike në Korçë u dërgon anëtarëve të saj një mesazh ku distancohet publikisht nga ish-deputeti Ervin Salianji, duke e cilësuar atë si “të vetëpërjashtuar” nga PD dhe duke i bërë thirrje anëtarësisë të mos marrë pjesë në një takim të paralajmëruar prej tij.

Në njoftimin zyrtar të PD Korçë, Salianji akuzohet se ka shkelur “vijën e kuqe” të statutit të PD-së, përmes bashkëpunimit me krimin e organizuar, dhe se po tenton të organizojë një takim me “agjendë private”, në kundërshtim me Partinë Demokratike. Sipas degës së PD-së, ky takim i shërben vetëm axhendës së Edi Ramës dhe pushtetit të tij.

Por faktet tregojnë një tjetër realitet. Ervin Salianji nuk është vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike dhe as nuk ka shprehur ndonjëherë synimin për t’u larguar prej saj. Vendimi për ta trajtuar si të përjashtuar është marrë praktikisht nga Sali Berisha, në mënyrë të njëanshme, pa një proces të qartë statutor dhe pa transparencë për anëtarësinë.

E gjithë kjo situatë shfaqet si paradoksale në një moment kur opinioni publik pret që opozita të bashkohet përballë qeverisë, ndërsa kryetari i partisë më të madhe opozitare duket se është i angazhuar në identifikimin dhe goditjen e “armiqve të brendshëm”, madje brenda vetë PD-së. Ironikisht, disa prej këtyre figurave, përfshirë edhe Salianjin, deri pak muaj më parë konsideroheshin “heronj” të Partisë Demokratike, të përdorur si simbol i betejës kundër qeverisë dhe korrupsionit.

Mesazhi i PD Korçë nuk është thjesht një njoftim lokal, por një simptomë e qartë e përçarjes së thellë brenda opozitës. Në vend të një procesi bashkimi, pluralizmi dhe debati të brendshëm, PD duket se po kalon në një fazë spastrimesh politike, ku çdo zë që nuk përputhet plotësisht me vijën e kryetarit shpallet problem, pengesë apo, sipas retorikës së re, shërbëtor i Edi Ramës.

Në fund, dita që duhej të shënonte një hap drejt koordinimit opozitar, po shndërrohet edhe një herë në dëshmi të krizës së brendshme të Partisë Demokratike, ku beteja kryesore nuk zhvillohet me pushtetin, por mes vetë demokratëve.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news