Politika 2026-01-09 14:31:00 Nga VNA

Ermal Hasimja kritikon Berishën:

Ndaje në Whatsapp
Ermal Hasimja kritikon Berishën:

Politologu Ermal Hasimja ka kritikuar hapur opozitën shqiptare dhe në veçanti Partinë Demokratike, gjatë takimit të thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha, me partitë opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Sipas Hasimjes, problemi kryesor i opozitës nuk lidhet me programin apo retorikën politike, por me mungesën e besueshmërisë te qytetarët. Ai theksoi se, nëse opozita do të gëzonte besim publik, përballja me qeverinë e kryeministrit Edi Rama do të ishte shumë më e lehtë.

“Problemi kryesor që ka sot opozita, jo thjesht PD, është besueshmëria. Nëse në çdo vend evropian normal me demokraci sot, do të mjaftonte jo një opozitë e shkëlqyer, por thjesht një normale, që regjime të këtij lloji të fshiheshin jo vetëm nga pushteti, por edhe nga historia”, u shpreh Hasimja.

Ai nënvizoi se opozita nuk e ka luksin të krijojë përçarje të brendshme dhe se bashkëpunimi mes forcave opozitare duhet të ndërtohet mbi baza konkrete, jo mbi deklarata të përgjithshme.

“PD nuk ka nevojë ta lejojë veten që të shfaqet bashkëpunuese me PS për ndryshimin e Kodit Zgjedhor në kurriz të partive të vogla dhe më pas t’i ftojë këto parti për bashkëpunim kundër qeverisë”, theksoi ai.

Sipas Hasimjes, votat e partive të reja dhe të vogla janë të domosdoshme për opozitën, pasi ato përfaqësojnë kryesisht vota të të majtëve të zhgënjyer që nuk do të kalonin kurrë automatikisht te e djathta.

“Nga rreth 150 mijë votat që kanë marrë partitë e vogla, janë vota që nuk do të shkonin kurrë te e djathta. Pikërisht për këtë arsye, këto vota janë të nevojshme”, u shpreh ai.

Në përfundim, Hasimja apeloi që PD të tregojë më shumë parim dhe sinqeritet politik, duke rishikuar qëndrimin ndaj ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news