Politika 2026-04-18 10:08:00 Nga VNA

Dje fliste për institucione që bëjnë presion, sot për besnikëri ndaj socialistëve: Politika shqiptare dhe arti për të mos u larguar shumë nga partia

Ndaje në Whatsapp
Dje fliste për institucione që bëjnë presion, sot për

Vetëm një ditë më parë, Elisa Spiropali fliste për një sistem ku institucionet janë kthyer në instrument presioni, ku vendimet imponohen dhe ku ligji lakohet sipas nevojës së momentit. Një kritikë e rëndë, që në çdo vend normal do të tingëllonte si akt akuze ndaj mënyrës se si qeveriset vendi.

Por sot, e njëjta figurë politike ka zgjedhur një ton tjetër. Në një postim publik ajo shkruan:
“Kudo dhe kurdo me Socialistët, për Shqipërinë siç i ka hije.”

Mesazhi është i qartë: pavarësisht gjithçkaje që u tha një ditë më parë, besnikëria ndaj partisë mbetet e paprekur.

Në politikën shqiptare kjo nuk është një kontradiktë, por një ritual i njohur. Mund të akuzosh sistemin, mund të flasësh për presione, mund të sugjerosh se shteti është deformuar. Por ka një vijë që nuk duhet kaluar: ajo që të ndan nga partia.

Sepse në fund, kritika ndaj qeverisjes mund të tolerohet. Kritika ndaj partisë jo.

Dhe historia e tranzicionit shqiptar e ka treguar shpesh se në momentin kur kjo vijë kalohet, kostoja politike mund të jetë shumë më e madhe se një status i ashpër në rrjetet sociale.

Prandaj, në raste të tilla, kthimi te trëndafili është gjithmonë zgjedhja më e sigurt. Jo për të sqaruar kontradiktën, por për të rikujtuar se në këtë sistem, marrëdhënia me pushtetin nuk është vetëm politike.

Është edhe instinkt mbijetese.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news