Kronika 2025-11-21 10:19:00 Nga VNA

Zbardhet vendimi: GJKKO arsyeton masat ndaj Belinda Ballukut, ekziston rreziku të prishë provat , por funksioni i deputetes mbetet i paprekur

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet vendimi: GJKKO arsyeton masat ndaj Belinda Ballukut, ekziston rreziku

Gjykata e Posaçme arsyeton se zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka rrezik të prishë provat për shkak të funksioneve që ushtron.

Po ashtu, ekziston rreziku që ajo të largohet jashtë vendit pasi rrezikon një dënim më të lartë se 5 vite. Ndërsa rezulton se ka shtrirje të veprave penale për të cilat dyshohet, nevojitet caktimi i masave të sigurisë.

Gjykata e Posaçme caktoi masat e ndalimit për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksionit apo detyrës publike. Sipas GJKKO, këto masa nuk e pengojnë znj. Balluku të jetë pjesë e Parlamentit si deputete.

Video

Ish-drejtoresha e Kadastrës Dallendyshe Bici në SPAK. Detajet në përditësim

Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja është thirrur për në orën 09:30.

Ardian Kalia, avokati i Belinda Ballukut mbërrin në Apelin e Posaçëm ku do të shqyrtohet ankimimi kundër masës së sigurisë “pezullim nga detyra”.

Një kamerë në makinë (dashcam) ka regjistruar momentin kur një avion i vogël u ul në një autostradë në Pensilvani, SHBA. Në video shihet avioni që shfaqet papritur nga qielli dhe ulet në korsinë anësore ndërsa makinat vazhdojnë të lëvizin. Drejtuesja e makinës, Emily Rivera, tha se ishte e habitur nga skena, por edhe nga mënyra se sa mirë piloti arriti të ulej. Sipas autoriteteve, në avion ndodheshin piloti dhe një pasagjer dhe askush nuk u lëndua.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news