Kronika 2026-03-06 10:55:00 Nga VNA

Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes në “Concord”, 42-vjeçari: E planifikova nga borxhet dhe sëmundja e nënës

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes në “Concord”,

Policia ka zbardhur dëshminë e Luan Maçit, autorit të dyshuar të grabitjes me armë të një pike këmbimi valutor brenda qendrës tregtare “Concord”, në zonën e “5 Majit”.

Fillimisht, 42-vjeçari ka mohuar akuzat para efektivëve, duke pretenduar se nuk kishte lidhje me grabitjen e rreth 300 mijë lekëve të reja. Megjithatë, gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti në lavatriçe rrobat që dyshohet se u përdorën gjatë grabitjes, si dhe briskun e rrojes, prova që çuan në pranimin e autorësisë nga ana e tij.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Maçi ka treguar se e kishte planifikuar më herët grabitjen.

“Planifikoja grabitjen që më përpara, por pas tentativës për të grabitur bankën në zonën e ish-Parkut u frikësova dhe vendosa ta shtyja. Isha i detyruar, sepse kam shumë borxhe dhe një nënë të sëmurë në gjendje shumë të rëndë,” është shprehur ai.

Sipas burimeve pranë policisë, menjëherë pas grabitjes Maçi është larguar pa nxitim nga qendra tregtare. Fillimisht ka hyrë në këmbë brenda tregut të Medresesë dhe më pas ka dalë nga ana e pasme përmes rrugicave të zonës.

Armën e dyshuar, një pistoletë, ai e kishte fshehur fillimisht në një pusetë, ndërsa më pas kishte marrë një taksi dhe ishte kthyer në banesë. Për të fshehur identitetin, Maçi kishte hequr mjekrën dhe u kishte thënë efektivëve se kishin ngatërruar personin.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti vetëm 15 mijë lekë të reja, ndërsa pjesa tjetër e shumës dyshohet se është përdorur për shlyerjen e borxheve. Sipas burimeve hetimore, dëshmia e tij përmban edhe disa kontradikta lidhur me përdorimin e parave të grabitura.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news