Kronika 2026-02-05 18:01:00 Nga VNA

Vrasja e babë e bir në 2012, Gjykata e Lartë vulos burgimin e përjetshëm për Ardian e Florenc Çapjan

Ndaje në Whatsapp

Vrasja e babë e bir në 2012, Gjykata e Lartë vulos burgimin e

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Ardian Capjan dhe nipin e tij, Florenc Çapja, pasi urdhëruan vrasjen e Gentian Nezirit dhe babait të tij, Nezirit në shenjë hakmarrje.

Gjykata supreme vulosi gjithashtu dënimin me 25 vite për Klajdi Dokolin e Etjen Canin, ndërsa 15 vite burg për të penduarin e drejtësisë, Ervis Bardhi.

Babë e bir, Nezir dhe Gentjan Beqiri u ekzekutua më 15 gusht 2012 në banesën e tyre në qytetin e Elbasanit, Florenc Capja u ekstradua disa kohë më parë nga Dubai.

Video

Grupimi Qytetar kundër Projektit TID Durrës ka zhvilluar këtë të enjte protestën e radhës para bashkisë. Familjet që preken nga prishjet e banesave dhe bizneseve në zonën historike të qytetit kanë kërkuar sot nga institucioni i qeverisjes vendore, që të ulet në tryezë bashkëbisedimi me ta. Banorët janë kundër atyre që ata i konsiderojnë tentativa të bashkisë për t’u gjetur sistemime në banesa sociale. https://www.vna.al/kronika/banoret-e-durresit-protestojne-kunder-projektit-tid-i19707

Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi u paraqit këtë të enjte në SPAK. Ai doli pas tre orësh, ndërsa deklaroi për gazetarët se “dhashë një deklaratë si person në dijeni për një çështje që ka të bëjë me institucionin e bashkisë së Gjirokastrës”, pa zbuluar më shumë.

Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës, në qarkun Shkodër, e kanë zhvendosur protestën e tyre përpara SPAK. Ata protestojnë kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë, ku pretendojnë jo vetëm se kanë pronat e tyre, por edhe i dëmton. protestuesit shprehen se kanë besim vetëm te SPAK-u për zgjidhjen e problemit dhe apeluan që të hetojë. Banorët mbanin në duar parulla e pankarta me thirrjet: “Drejtësi, Drejtësi, drejtësi!”, “Besojmë te SPAK”, “Duam drejtësi”, “Kërkojmë pronat tona” dhe të tjera.

Stuhia “Leonardo” ka goditur gadishullin Iberik me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta prej dy ditësh. Një burrë humbi jetën në Portugali pasi automjeti me të cilin udhëtonte u përmbyt si pasojë e reshjeve intensive që kanë goditur vendin, ndërsa në Spanjë një vajzë e vogël rezulton e zhdukur pasi u tërhoq nga lumi. Shërbimet e emergjencës së Andaluzisë morën pjesë në shumë incidente deri në mesnatën e së mërkurës, thanë zyrtarët spanjollë. Katërmbëdhjetë lumenj dhe 10 diga ishin në rrezik “ekstrem” përmbytjeje, sipas Antonio Sanz, kreu i departamentit të brendshëm të qeverisë rajonale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news