Kronika 2026-02-05 10:44:00 Nga VNA

Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili përballet në SPAK për përgjim dhe shpërndarje të të dhënave hetimore

Ndaje në Whatsapp
Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili përballet në SPAK për

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agm Ismaili, i cili është i pandehur si pjesë e një grupi kriminal që hakeroi dosjet e SPAK, mbërriti në Gjykatën e Posaçme ku pritet të përballet me akuzat e rënda në seancën paraprake. SPAK e akuzon Ismailin për veprat penale të “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, si dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Të pandehur janë edhe dy ish-zyrtarët Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni.

Sipas hetimit të SPAK, i pandehuri Arnold Rrokaj aksesoi në mënyrë të paautorizuar materiale hetimore të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, një pjesë e të cilave u dërguan në mënyrë të paligjshme tek të pandehurit Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili, të cilët i shpërndanë më pas tek persona të tretë.

Agim Ismaili, pasi u njoh me përmbajtjen e këtyre të dhënave, i shpërndau ato më tej, por edhe kërkoi në mënyrë të vetëdijshme thellimin e përgjimit të paligjshëm të sistemeve të Prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar gjetjen e të dhënave për persona të ndryshëm.

Video

Disa të vërteta thuhen por nuk dëgjohen…

Grupimi Qytetar kundër Projektit TID Durrës ka zhvilluar këtë të enjte protestën e radhës para bashkisë. Familjet që preken nga prishjet e banesave dhe bizneseve në zonën historike të qytetit kanë kërkuar sot nga institucioni i qeverisjes vendore, që të ulet në tryezë bashkëbisedimi me ta. Banorët janë kundër atyre që ata i konsiderojnë tentativa të bashkisë për t’u gjetur sistemime në banesa sociale. https://www.vna.al/kronika/banoret-e-durresit-protestojne-kunder-projektit-tid-i19707

Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi u paraqit këtë të enjte në SPAK. Ai doli pas tre orësh, ndërsa deklaroi për gazetarët se “dhashë një deklaratë si person në dijeni për një çështje që ka të bëjë me institucionin e bashkisë së Gjirokastrës”, pa zbuluar më shumë.

Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës, në qarkun Shkodër, e kanë zhvendosur protestën e tyre përpara SPAK. Ata protestojnë kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë, ku pretendojnë jo vetëm se kanë pronat e tyre, por edhe i dëmton. protestuesit shprehen se kanë besim vetëm te SPAK-u për zgjidhjen e problemit dhe apeluan që të hetojë. Banorët mbanin në duar parulla e pankarta me thirrjet: “Drejtësi, Drejtësi, drejtësi!”, “Besojmë te SPAK”, “Duam drejtësi”, “Kërkojmë pronat tona” dhe të tjera.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news