Kronika 2025-10-18 14:05:00 Nga VNA

Tragjedi në Itali / Vritet me thikë 23-vjeçari shqiptar në parkingun e Universitetit të Peruxhias

Ndaje në Whatsapp
Tragjedi në Itali / Vritet me thikë 23-vjeçari shqiptar në

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Peruxhias në Itali dhe komunitetin shqiptar atje. Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Hekuran Cumani nga Fabriano (Ancona), është vrarë me thikë në orët e para të së shtunës në një nga parkingjet pranë Universitetit të Peruxhias.

Sipas Prokurorisë së Peruxhias, ngjarja po hetohet si vrasje me dashje, e cila dyshohet të ketë ndodhur pas një grindjeje për arsye të parëndësishme.

I riu u godit me thikë në fyt dhe në gjoks, duke marrë plagë fatale. Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por nuk arritën ta shpëtojnë – ai kishte ndërruar jetë në vend.

Grindje jashtë një lokali, më pas përplasje fatale

Mësohet se Hekurani kishte shkuar në Peruxhia për t’u argëtuar me shokët. Konflikti ka nisur jashtë lokalit “110 Caffè”, pranë Departamentit të Matematikës dhe Shkencave Kompjuterike të Universitetit, ku grupi i tij është përfshirë në një debat me disa të rinj të tjerë. Sherri verbal është përshkallëzuar në përleshje fizike, dhe një prej personave – ende i paidentifikuar – e ka goditur me thikë duke i marrë jetën.

Miqtë: “I qetë, i dashur dhe i dhënë pas palestrës”

Miqtë e të ndjerit e përshkruajnë atë si një djalë shembullor.

“E donte palestrën dhe jetën e shëndetshme. Ishte i dashur me familjen dhe kafshët. Nuk e meritonte këtë fund,” – ka thënë një prej shokëve të tij për mediat lokale.

Policia ka marrë në pyetje të gjithë personat e pranishëm gjatë incidentit, ndërsa kamerat e sigurisë së zonës po analizohen për të identifikuar autorin e vrasjes. Kryetari i bashkisë së Peruxhias dhe këshillat përkatëse kanë shprehur ngushëllimet për familjen e të riut:

“Është e vështirë të pranosh që një jetë kaq e re të ndërpritet në mënyrë kaq të dhunshme. Dhimbja e këtyre orëve shtrihet në të gjithë qytetin. Peruxhia qëndron pranë familjes dhe miqve të tij.”

Video

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hitaj, takim me kreun e SPAK, Klodian Braho.

Mjekë e spitale ka. Mungojnë menaxherët.

Ministrja premton në Lezhë shërbime onkologjike me të njëjtin standart si në Onkologjikun në Tiranë. Lezhianët nuk dinë nëse duhet të gëzojnë apo të tmerrohen nga ky premtim.

Mjeku në Lezhë e sheh problemin tek performaca e mjekëve. Sepse kushte sipas tij janë plotësuar

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news