Kronika 2025-11-21 11:25:00 Nga VNA

Operacion ndërkombëtar godet grupin që vodhi 7 000 artefakte; SPAK mes vendeve që morën pjesë në aksion

Ndaje në Whatsapp
Operacion ndërkombëtar godet grupin që vodhi 7 000 artefakte;

Një grup kriminal në Bullgari, i dyshuar për vjedhjen e mijëra artefakteve nëpër Europë dhe trafikimin e tyre drejt vendeve të ndryshme, është goditur në një operacion të gjerë ndërkombëtar. Autoritetet e gjashtë vendeve, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, arrestuan 35 anëtarë të grupit dhe kontrolluan mbi 125 ambiente, duke sekuestruar më shumë se 3 000 artefakte me vlerë mbi 100 milionë euro. Vlera totale e sendeve të vjedhura vlerësohet rreth 870 milionë euro.

Hetimet nisën pas një bastisjeje në një shtëpi në Bullgari në vitin 2020, ku u sekuestruan 7 000 objekte me rëndësi të madhe historike, përfshirë maska, pajisje ushtarake, bizhuteri dhe objekte nga civilizimet trakase dhe greko-romake, disa prej tyre të datuara deri në vitin 2000 p.K. Dyshimet për origjinë të paligjshme të artefakteve çuan në hapjen e një hetimi të thelluar.

Ndër të arrestuarit është një person i konsideruar “High-Value Target”, i dyshuar si drejtues i rrjetit të trafikut dhe financues i gërmimeve të paligjshme në Bullgari dhe vendet fqinje. Grupi dyshohet se përdorte dokumente të dyshimta nga shtëpi ankandesh dhe galeri arti në Francë, Gjermani, Britaninë e Madhe dhe SHBA për të legalizuar artefaktet.

Operacioni ndërkufitar u koordinua më 19 nëntor nga Eurojust në Hagë, ku në Bullgari u arrestuan 35 persona dhe u kontrolluan 120 lokacione. Bastisje u kryen gjithashtu në Francë, Gjermani, Greqi dhe Shqipëri. Autoritetet sekuestruan mbi 3 000 artefakte, monedha ari dhe argjendi, vepra arti, pajisje elektronike, dokumente, mbi 50 000 euro para cash dhe ar investimi.

Eurojust lehtësoi zbatimin e pesë urdhrave europianë të hetimit dhe dy kërkesave për asistencë juridike, ndërsa Europol krijoi një task-forcë operacionale dhe dërgoi dy ekspertë në Sofje për koordinim dhe mbështetje analitike. Hetimet për grupin kriminal dhe artefaktet e trafikuara do të vazhdojnë.

Në operacion morën pjesë autoritetet e Bullgarisë, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë (SPAK).

Video

Ish-drejtoresha e Kadastrës Dallendyshe Bici në SPAK. Detajet në përditësim

Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja është thirrur për në orën 09:30.

Ardian Kalia, avokati i Belinda Ballukut mbërrin në Apelin e Posaçëm ku do të shqyrtohet ankimimi kundër masës së sigurisë “pezullim nga detyra”.

Një kamerë në makinë (dashcam) ka regjistruar momentin kur një avion i vogël u ul në një autostradë në Pensilvani, SHBA. Në video shihet avioni që shfaqet papritur nga qielli dhe ulet në korsinë anësore ndërsa makinat vazhdojnë të lëvizin. Drejtuesja e makinës, Emily Rivera, tha se ishte e habitur nga skena, por edhe nga mënyra se sa mirë piloti arriti të ulej. Sipas autoriteteve, në avion ndodheshin piloti dhe një pasagjer dhe askush nuk u lëndua.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news