Kronika 2025-08-31 16:11:00 Nga VNA

Sulmohet në Manastir 32-vjeçari suedez, dyshohet se u ngatërrua për shqiptar për shkak të bluzës me shqiponjë

Ndaje në Whatsapp
Sulmohet në Manastir 32-vjeçari suedez, dyshohet se u ngatërrua

Një 32-vjeçar me shtetësi suedeze, i cili po qëndronte përkohësisht në Dibër, është sulmuar të enjten në mbrëmje në qytetin e Manastirit, Maqedoni e Veriut.

Ngjarja ndodhi në rrugën kryesore të qytetit, “Rruga e Gjerë”, ku disa të rinj rreth moshës 20 vjeç iu afruan dhe tentuan t’i heqin me forcë bluzën që kishte veshur 32-vjeçari. Sipas denoncimit të bërë në polici, bluza mbante simbole të Shqipërisë, dhe dyshohet se kjo ka qenë arsyeja e sulmit. Kur kuptoi se nuk mund të mbrohej, suedezi vendosi t’ua dorëzojë vetë bluzën personave të panjohur, të cilët më pas u larguan nga vendngjarja.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut konfirmoi incidentin përmes një njoftimi zyrtar, duke saktësuar:

“Të enjten, rreth orës 19:50, në SPB Manastir, S.H.D. (32) nga Suedia, me qëndrim të përkohshëm në Dibër, raportoi se persona të panjohur i janë afruar dhe kanë tentuar t’i heqin bluzën me simbole të një shteti tjetër.”

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e autorëve të sulmit. “Po bëhen verifikime për ngjarjen dhe po merren masa për identifikimin e autorëve,” theksohet në njoftimin zyrtar të institucionit.

Video

Zsolt Hegedus, kandidat për ministër Shëndetësie nga partia “Tisza”, është bërë viral në rrjetet sociale me kërcimin e tij gjatë festimeve, pasi partia ku bën pjesë i fitoi bindshëm zgjedhjet në Hungari. Kërcimi i tij ka shkaktuar një valë reagimesh dhe komentesh në TikTok.

Çfarë ndodh kur grupi i Përmetit niset për një festival ne Francë…

Arabia Saudite ka urdhëruar mbylljen e shkollave pas përmbytjeve të rënda që përfshinë disa pjesë të vendit. Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur rrugët në kryeqytetin Riad, si dhe në rajonin e Al Ahsa, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe rrezik për banorët.

Hoteli 23-katësh Mandarin Oriental Hotel Miami, dikur një simbol i njohur i horizontit të Majemit, u shemb përmes një shpërthimi të kontrolluar nga kontraktorët në më pak se 20 sekonda.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news