Kronika 2025-11-08 10:31:00 Nga VNA

I dënuar për plagosje, ekstradohet nga Britania e Madhe Mikel Hoxha

Ndaje në Whatsapp
I dënuar për plagosje, ekstradohet nga Britania e Madhe Mikel Hoxha

Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar Mikel Hoxha dënuar me 5 vjet burgim, për plagosje të rëndë me dashje dhe për armëmbajtje pa leje.

33-vjeçari Mikel Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2021, e ka dënuar me 5 (pesë) vjet burgim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Referuar dosjes rezulton se Mikel Hoxha, në datën 06.06.2018, në qytetin e Gramshit, pas debatit të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në kofshë shtetasin A. H., duke i shkaktuar lëndime serioze.

Video

Ish-drejtoresha e Kadastrës Dallendyshe Bici në SPAK. Detajet në përditësim

Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja është thirrur për në orën 09:30.

Ardian Kalia, avokati i Belinda Ballukut mbërrin në Apelin e Posaçëm ku do të shqyrtohet ankimimi kundër masës së sigurisë “pezullim nga detyra”.

Një kamerë në makinë (dashcam) ka regjistruar momentin kur një avion i vogël u ul në një autostradë në Pensilvani, SHBA. Në video shihet avioni që shfaqet papritur nga qielli dhe ulet në korsinë anësore ndërsa makinat vazhdojnë të lëvizin. Drejtuesja e makinës, Emily Rivera, tha se ishte e habitur nga skena, por edhe nga mënyra se sa mirë piloti arriti të ulej. Sipas autoriteteve, në avion ndodheshin piloti dhe një pasagjer dhe askush nuk u lëndua.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news