Kronika 2025-11-07 12:16:00 Nga VNA

Dëshmia e Rrumit lexohet në gjyq, Dervishaj sfidon prokurorin: I besoni apo jo?

Ndaje në Whatsapp
Dëshmia e Rrumit lexohet në gjyq, Dervishaj sfidon prokurorin: I

Në procesin penal ndaj Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, të akuzuar për atentatin e 1 nëntorit 2019, ku u vra Andi Maloku, ndërsa u plagos ish-prokurori Arjan Ndoj dhe miku i tij Aleksandër Laho, i njohur me nofkën Rrumi, SPAK vijoi me leximin e disa dëshmive.

Fillimisht u lexuan dëshmitë e tre të miturve që panë makinën Mercedes Benz që u përdor në atentat. Në këtë automjet që u gjet në Shkafanë u zbuluan dhe provat që fundosën Redian Rrajën, pasi ai është dënuar me burgim të përjetshëm si ekzekutor.

Në vijim u lexua dhe dëshmia e Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi, i cili ndodhet në arrati pasi kërkohet nga SPAK si kreu i një organizate kriminale që tjetërsontë prona në Gjirin e Lalzit.

“Jam i papunë dhe jetoj jashtë shtetit në Gjermani. Më parë kam patur emrin Pëllumb Muharremi. Më 1 nëntor 2019 me Stiven Mziun dhe Agron Bejdollin kam shkuar te lokali Koral për drekë. Pasi drekuam kemi dalë dhe Arjani (Arjan Ndoj) më kërkoi që të shkoja me makinën e tij, deri në Sukth. Ngjarjen nuk e mbaj mend, për shkak edhe të gjendjes shëndetësore. Deklarime me të zgjeruara do t’i jap para prokurorit të çështjes. Pasi pashë pamjet filmike, i dalloj personat por nuk i identifikoj dot”, shprehet Rrumi. Pas leximit të dëshmisë reagoi Plarent Dervishaj.

“Dëgjova zotin prokuror që tha; të vijnë dëshmitarët në gjyq dhe të japin shpjegimet këtu dhe ta shohin nëse jam unë apo nuk jam unë, apo bashkëvuajtësi im. Në bazë të dëshmisë që ka dhënë Aleksandër Laho, dua të pyes z.prokuror; i besoni asaj dëshmie apo jo? Sikur nuk shkojnë këto gjëra, janë kontradiktore?”, tha Dervishaj.

“Unë shikoj dhe dëgjoj dëshmitarë që nuk kanë lidhje fare me gjykimin tim. E nderuar, më datë 1 nëntor më ka arrestu policia, s’më ka gjetur faktor plotësues, asgjë. Nuk ju kuptoj”, reagoi i pandehuri tjetër Julian Meçe.

Dy të pandehurit Dervishaj e Meçe pritet të japin dëshminë e tyre, nëse do të japin pëlqimin. Po ashtu do dëgjohen dhe bashkë të pandehurit e tjerë, të gjykuar në procese të ndara, për të njëjtën çështje, sikurse janë Redian Rraja apo Arion Halilaj.

Video

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se forcat amerikane kanë ndërmarrë operacione për të shkatërruar dhe neutralizuar dronë sulmues, të cilët, sipas tyre, janë përdorur nga regjimi iranian. Sipas deklaratës dhe pamjeve të publikuara nga operacionet ushtarake, këta dronë përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë për trupat amerikane dhe për civilët në rajon, duke u përdorur në sulme pa dallim në vende fqinje. Autoritetet amerikane theksuan se ndërhyrja është pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur personelin amerikan dhe për të parandaluar sulme të mëtejshme.

Një sulm izraelit në lagjen Jnah të Bejrutit, pranë Rafik Hariri University Hospital, ka shkaktuar pasoja të rënda. Sipas raportimeve, sulmet në Bejrutin jugor dhe zonat përreth kanë lënë të paktën katër persona të vrarë të dielën. Goditja pranë një spitali të madh publik ka ngritur shqetësime për sigurinë e civilëve dhe për dëmtimin e infrastrukturës mjekësore.

Të paktën 70 persona rezultojnë të zhdukur dhe dy trupa janë gjetur pas përmbysjes së një varke me emigrantë në Detin Mesdhe. Mjeti lundrues prej druri, që transportonte rreth 105 persona dhe ishte nisur nga Libia, u fundos sot në një zonë kërkim-shpëtimi pranë fushës detare të naftës Bouri. 32 të mbijetuar mbërritën në ishullin italian Lampedusa në orët e para të së dielës. Organizata joqeveritare “Mediterranean Saving Humans” e dënoi ashpër ngjarjen, duke deklaruar se kjo nuk ishte një tragjedi aksidentale, por pasojë e drejtpërdrejtë e politikave evropiane që nuk krijojnë rrugë të sigurta dhe ligjore për hyrjen e emigrantëve.

Plasën vetëpërjashtimet dhe në PS tani….

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news