Kronika 2025-11-08 10:24:00 Nga VNA

Lul Berisha disa orë leje nga burgu për varrimin e babait

Ndaje në Whatsapp
Lul Berisha disa orë leje nga burgu për varrimin e babait

Lulzim Berisha, ish-kreu i Bands s Durrsit pritet t lr qelit e paraburgimit pr disa or me leje të Posaçme për ti dhënë lamtumirën e fundit babait të tij që ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar.

Për shkak të akuzave që i rëndojnë mbi supe, por edhe të përplasjeve që ka patur ndër vite me njerëz të tjerë të botës së krimit, ai do të shoqërohet nën masa të rrepta sigurie.

Berisha u arrestua në Spanjë disa kohë më parë dhe ekstradua drejt Shqipërisë. Ai është dënuar me burg përjetë, më pas gjykata e Lartë e dënoi me 25 vite burg. Vitet e fundit ai ishte liruar me kusht dhe rezultonte se kryebashkiaku i Durrësit në atë kohë Vangjush Dako e kishte punësuar në Bashki.

Video

Të paktën 70 persona rezultojnë të zhdukur dhe dy trupa janë gjetur pas përmbysjes së një varke me emigrantë në Detin Mesdhe. Mjeti lundrues prej druri, që transportonte rreth 105 persona dhe ishte nisur nga Libia, u fundos sot në një zonë kërkim-shpëtimi pranë fushës detare të naftës Bouri. 32 të mbijetuar mbërritën në ishullin italian Lampedusa në orët e para të së dielës. Organizata joqeveritare “Mediterranean Saving Humans” e dënoi ashpër ngjarjen, duke deklaruar se kjo nuk ishte një tragjedi aksidentale, por pasojë e drejtpërdrejtë e politikave evropiane që nuk krijojnë rrugë të sigurta dhe ligjore për hyrjen e emigrantëve.

Plasën vetëpërjashtimet dhe në PS tani….

Izraeli ka rritur ndjeshëm sulmet ajrore në Liban gjatë orëve të fundit. Së paku shtatë goditje u kryen brenda dy orësh, kryesisht në periferitë jugore të Bejrutit. Katër persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Pamjet nga terreni tregojnë shkatërrime të mëdha në një zonë të populluar. Banorët shihen duke transportuar të plagosurit mes pluhurit dhe rrënojave.

Agjencia hapësinore amerikane NASA ka ndarë pamje zyrtare nga misioni i saj i fundit hënor, Artemis II, duke ofruar një vështrim të rrallë nga brenda anijes kozmike gjatë ditëve të para të fluturimit. Sipas deklaratës së publikuar, ekuipazhi ka arritur një moment të rëndësishëm, duke u pozicionuar më afër Hënës sesa Tokës. Astronautët raportojnë se mund të shohin Hënën drejtpërdrejt nga porta e dokimit, duke e përshkruar pamjen si “një spektakël të mrekullueshëm”. “Ne mund ta shohim Hënën nga porta e dokimit tani. Është një pamje e bukur,” thuhet në mesazhin e ndarë nga ekuipazhi.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news