Grabitje me armë zjarri në një pikë këmbimi valutor.
“Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha policia.
Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngrritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.






















