Kronika 2025-11-21 15:06:00 Nga VNA

Gjykata e Posaçme dënon me 10 vite burg baronin e drogës Gëzim Çela. Fajtor u shpallen edhe të pandehurit e tjerë të dosjes

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Posaçme dënon me 10 vite burg baronin e drogës

GJKKO ka shpallur sot vendimin përfundimtar për çështjen penale ndaj 13 të pandehurve, të akuzuar për trafikim të narkotikëve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, mes të cilëve edhe Gëzim Çela, i konsideruar si “baron i drogës”.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë të pandehurit janë shpallur fajtorë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë. Pjesa më e madhe janë dënuar gjithashtu edhe për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, ndërsa disa prej tyre për mbajtje apo prodhim të armëve pa leje.

Dënimet e dhëna nga GJKKO

1-Arlind Ismajlukaj – 9 vite e 4 muaj burg (pas zbritjes së 1/3 së dënimit)

2-Gezim Çelaj – 10 vite burg

3-Nerim Çela – 8 vite e 4 muaj burg

4-Armando Mema – 8 vite burg

5-Dritan Metaj – 8 vite burg

6-Ben Dalipaj – 8 vite burg

7-Besnik Brokeri – 8 vite burg

8-Alket Deda (alias Dritan Deda) – 8 vite burg

9-Selami Lushkaj – 8 vite burg

10-Ksenofon Bodo – 8 vite burg

11-Kyrylo Ponomarenko – 8 vite burg

12-Kostiantyn Biellon – 8 vite burg

13-Armando Papa – 8 vite burg

Sipas hetimeve të SPAK, grupi i strukturuar kriminal drejtohej nga nga Gëzim Çelaj dhe Arlind Ismajlukaj, ndërsa 12 pjesëtarët e bandës kanë marrë përsipër organizimin dhe trafikimin në sasi të mëdha të lëndëve narkotike, të paktën në dy raste, në ngjarjen e datës 31 Mars 2023, ku në rrugën nacionale Tiranë-Fushë Krujë është sekuestruar një sasi prej 41 kg lëndë narkotike e llojit heroinë, si dhe në ngjarjen e datës 14 Gusht 2023, ku është tentuar që nëpërmjet detit duke përdorur mjete lundruese të trafikohen sasi të mëdha të lëndëve narkotike, i njohur si operacioni policor “Flakë në det”.

“Gjatë hetimit të këtij procedimi penal, është arritur që për secilin prej të pandehurve të provohet jo vetëm përfshirja e tyre në aktivitetin kriminal, por edhe ndarja e roleve, duke përfshirë organizatorët e veprimtarisë, kultivuesit e lëndës narkotike, magazinuesit, prodhuesit, transportuesit, si dhe drejtuesit e mjeteve lundruese”, tha Prokuroria e Posaçme ne nje njoftim me korrik 2024.

 

Video

Ish-drejtoresha e Kadastrës Dallendyshe Bici në SPAK. Detajet në përditësim

Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja është thirrur për në orën 09:30.

Ardian Kalia, avokati i Belinda Ballukut mbërrin në Apelin e Posaçëm ku do të shqyrtohet ankimimi kundër masës së sigurisë “pezullim nga detyra”.

Një kamerë në makinë (dashcam) ka regjistruar momentin kur një avion i vogël u ul në një autostradë në Pensilvani, SHBA. Në video shihet avioni që shfaqet papritur nga qielli dhe ulet në korsinë anësore ndërsa makinat vazhdojnë të lëvizin. Drejtuesja e makinës, Emily Rivera, tha se ishte e habitur nga skena, por edhe nga mënyra se sa mirë piloti arriti të ulej. Sipas autoriteteve, në avion ndodheshin piloti dhe një pasagjer dhe askush nuk u lëndua.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news