Kronika 2025-08-24 21:36:00 Nga VNA

Dy vajza humbin jetën në një aksident në aksin Sarandë-Delvinë, një tjetër e plagosur rëndë

Ndaje në Whatsapp
Dy vajza humbin jetën në një aksident në aksin

Mbrëmjen e së dielës, më datë 24 gusht 2025, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, në vendin e njohur si “Pularia”, ka ndodhur një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetëve njerëzore.

Si pasojë e ngjarjes tragjike kanë humbur jetën:

Ela Dhimaku, drejtuese e mjetit

Rezi Dhimaku, pasagjere

Ndërkohë, është plagosur rëndë pasagjerja Antonela Zhupa, e cila u transportua menjëherë drejt spitalit të Sarandës për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, shërbimi zjarrfikës dhe autoambulanca. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news