Kronika 2025-08-24 10:55:00 Nga VNA

Trafikoi 250 kg kokainë në Holandë, arrestohet në Belgjikë 56-vjeçari shqiptar

Ndaje në Whatsapp
Trafikoi 250 kg kokainë në Holandë, arrestohet në

Shkëlqim Vokri, 56 vjeç, është arrestuar në Belgjikë pas një operacioni të përbashkët mes autoriteteve shqiptare, belge dhe holandeze. Ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia holandeze për trafikim të lëndëve narkotike dhe i mbeten për të vuajtur edhe 686 ditë burg.

Vokri, me origjinë nga Dërmenasi i Fierit dhe me shtetësi holandeze, është i dënuar për përfshirje në transportin e 250 kg kokainë në Holandë.

Arrestimi u realizua falë bashkëpunimit në kuadër të rrjetit ENFAST dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes FAST Albania, FAST Holandës dhe FAST Belgjikës.

 “Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me rrjetin ENFAST dhe homologët e FAST Holandës dhe FAST Belgjikës, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi në shtetin e Belgjikës i shtetasit shqiptar Shkëlqim Vokri, 56 vjeç, banues në Dërmenas, Fier, i cili posedonte dokument me shtetësi holandeze. Ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet e shtetit holandez, pasi, bazuar në urdhrin e arrestit europian dhe ndërkombëtar (EAË/IAË), duhet të vazhdojë vuajtjen e dënimit prej 686 ditësh burgim të mbetura, lidhur me veprën penale të “Shkeljes së aktit për drogat” (trafikim të lëndëve narkotike), të parashikuar nga Kodi Penal Holandez, në lidhje me transportin e 250 kg kokainë në shtetin holandez”, njofton policia.

 

Video

Siç ka premtuar kryeministri, hapsirat publike janë liruar. Këto zjarrfikëset e reja janë pak obeze

Rrini të qetë… QSUT do të shkëlqejë dhe premtimi do të mbahet. Thjesht duhet të prisni dhe qindra vjet

Një pallat u dogj sot thuajse plotësisht ndërsa jeta e banorëve u rrezikua seriozisht. Këto janë momentet kur forca të policisë dhe të zjarrfikësve hynë në pallat mes flakëve për të shoqëruar jashtë banorët.

Zjarri tek kompleksi i kompanisë Arlis, helikopterët Cougar furnizohen me ujë tek Liqeni Farkës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news