Drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa u paraqit në Policinë e Elbasanit për të dhënë shpjegime pasi më herët ishte shpallur në kërkim. Kjo për shkak se në një magazinë në pronësi të tij u zbuluan 4 mijë bimë hashashi. Më herët ai u pezullua nga detyra deri në zbardhjen e ngjarjes.
Një kamerë në makinë (dashcam) ka regjistruar momentin kur një avion i vogël u ul në një autostradë në Pensilvani, SHBA. Në video shihet avioni që shfaqet papritur nga qielli dhe ulet në korsinë anësore ndërsa makinat vazhdojnë të lëvizin.
Drejtuesja e makinës, Emily Rivera, tha se ishte e habitur nga skena, por edhe nga mënyra se sa mirë piloti arriti të ulej. Sipas autoriteteve, në avion ndodheshin piloti dhe një pasagjer dhe askush nuk u lëndua.

Astronautët e misionit Artemis II, ndërsa udhëtojnë drejt Hënës, dërguan një mesazh urimi për Pashkë për njerëzit në Tokë.
Ata theksuan se festa është një moment reflektimi, shprese dhe dashurie për njëri-tjetrin. Duke parë Tokën nga hapësira, astronautët thanë se planeti duket edhe më i çmuar dhe se njerëzimi ndan të njëjtën shtëpi.

Penalltitë me Bosnjën, ja momenti kur Donnarummës i vidhet letra me instruksione
Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma, reagoi me nervozizëm të madh pas humbjes dramatike ndaj Bosnja Hercegovinës në ndeshjet eliminatore për Kupën e Botës, ndërsa tani është zbuluar edhe arsyeja e vërtetë e shpërthimit të tij.
‘Azzurrët’ arritën të rezistonin me 10 lojtarë dhe ta çonin ndeshjen në penallti pas barazimit 1-1 në Bilino Polje.
Pas ndeshjes, ai u pa duke i bërtitur portierit të Bosnjës, Nikola Vasilj, duke e akuzuar për vjedhjen e një flete me shënime të rëndësishme për penalltitë mbi mënyrën e gjuajtjes së lojtarëve kundërshtarë.
Megjithatë, më vonë doli në pah se Vasilj nuk kishte asnjë lidhje me incidentin. Fleta ishte marrë nga një djalë 14-vjeçar, Afan Cizmic, lojtar i të rinjve të klubit Çelik Zenica.

Ne vitin e trembëdhjetë u gjet dhe zgjidhja. Duhet të heqim Ramen