Bota 20 May 2026, 13:23 Nga VNA

ë paktën 87 aktivistë të flotiljes për Gazën në grevë urie pasi u ndaluan nga Izraeli

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-05-20 at 1.22.08 PM.jpeg

Të paktën 87 persona të ndaluar nga forcat izraelite gjatë ndërhyrjes ndaj flotiljes humanitare për Gazën kanë nisur grevë urie, njoftuan organizatorët, pasi Izraeli ndaloi edhe anijen e fundit që po lundronte drejt Rripit të Gazës.

Sipas organizatorëve të “Global Sumud Flotilla”, greva po zhvillohet “në shenjë proteste ndaj rrëmbimit të paligjshëm të tyre dhe në solidaritet me më shumë se 9,500 palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite”.

Të martën në mbrëmje, forcat izraelite ndaluan gjashtë persona në bordin e anijes “Lina al-Nabulsi”, e cila ishte anija e fundit e mbetur nga grupi prej më shumë se 50 mjetesh lundruese që u nisën javën e kaluar nga porti turk i Marmarisit me synimin për të thyer bllokadën ndaj Gazës.

Ministria e Jashtme izraelite konfirmoi se qindra pjesëmarrës të flotiljes janë transferuar drejt Izraelit.

“Një tjetër flotilje propagandistike mori fund. Të gjithë 430 aktivistët janë transferuar në anije izraelite dhe po dërgohen drejt Izraelit, ku do të mund të takohen me përfaqësuesit e tyre konsullorë”, deklaroi një zëdhënës i ministrisë, duke e quajtur misionin “asgjë më shumë se një spektakël propagandistik”.

Organizatorët thanë se forcat izraelite nisën ndërhyrjen në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Qipros, ku sipas tyre bastisën anijet, përdorën plumba gome dhe ndaluan pjesëmarrësit.

Mes të ndaluarve ndodhen edhe nëntë shtetas indonezianë. Ministria e Jashtme e Indonezisë kërkoi lirimin e menjëhershëm të të gjitha anijeve dhe deklaroi se do të përdoren “të gjitha kanalet diplomatike dhe konsullore”.

Rreth 15 shtetas irlandezë, përfshirë mjeken Margaret Connolly, motra e presidentes irlandeze Catherine Connolly, ndodhen gjithashtu mes personave të ndaluar.

Turqia, Spanja, Jordania, Pakistani, Bangladeshi, Brazili, Indonezia, Kolumbia, Libia dhe Maldive dënuan ndërhyrjen izraelite, duke e cilësuar atë “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe të së drejtës humanitare”.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj katër aktivistëve të lidhur me flotiljet për Gazën, duke pretenduar pa paraqitur prova se organizatorët vepronin “në mbështetje të Hamasit”.

Disa pjesëmarrës të flotiljeve të mëparshme kanë refuzuar ushqimin pasi janë ndaluar nga Izraeli, ndërsa aktivistë pro-palestinezë të burgosur në Britani kanë zhvilluar më parë greva të gjata urie që kanë shkaktuar pasoja serioze shëndetësore.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme