Kronika 1 Dhjetor 2024, 18:42 Nga VNA

Detaje nga atentati në Ndroq, autori kunati i Altin Hajrit që doli në dosjen e Jurgis Çyrbja

Ndaje në Whatsapp
Detaje nga atentati në Ndroq, autori kunati i Altin Hajrit që doli

Autori i dyshuar i vrasjes së Alfred Dedjas në Ndroq është kunati i Altin Hajrit i kërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Hajri është shpallur në kërkim edhe për korrupsion më zgjedhje me Jurgis Çyrbjan. Në dosje përmendet dhe Gjoshi që të ndërhynte për ta liruar.

Kush është Altin Hajri? 

Vëllezërit e familjes Hajri në Shijak, nuk janë emra të panjohur për drejtësinë. Dhe jo vetëm në Shqipëri, por kryesisht aktiviteti ilegal kryhej edhe në Itali, i nisur më shumë se një dekadë më parë.

Fillimisht u gjurmuan, përgjuan dhe hetuan në një dosje që kishte të bënte me trafikun e drogës, duke përdorur kompaninë e tregtimit të karburanteve. Dosja u publikua në muajin Tetor të vitit 2015. Të dyshuar ishin vëllezërit Altin dhe Emiljano Hajri. Njëkohësisht pronarë të kompleksit luksoz “Golden”, në Shijak.

Altin Hajri u shpall në kërkim atëkohë si kreu i organizatës kriminale të 21 shqiptarëve të përfshirë në narkotrafik. Hajri rezultonte pronar i “Alt Oil 2008” me seli në fshatin Xhafzotaj, kompani e krijuar që më 1998.

Një pasuri që në atë kohë përllogaritej në 10 milion euro dhe u hetua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në emër të të dy vëllezërve.

Pak ditë më pas, media italiane dhe autoritetet shqiptare publikojnë edhe dosjen e koduar “Enigma”, marrë nga kodi sekret i komunikimit të nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, me anë të të cilit komunikonin. Autoriteteve të Antimafias Italiane iu deshën disa vjet për ta gjurmuar dhe zbërthyer, derisa mësuan përmbajtjen e mesazheve që dy vëllezërit, krerë të organizatës, përcillnin nëpërmjet ‘ambasadorit’ të tyre, Fortuz Hajri, i arrestuar atëkohë në Itali.

Sipas hetimeve, mesazhet jepeshin të koduara në copa letre ose me fjalë dhe u përcilleshin anëtarëve. Struktura ishte e tillë, ku çdo celulë nuk e njihte celulën tjetër dhe kishin role të ndara. Vetëm një person u përcillte mesazhet e koduara dhe marrësi dinte dëshifrimin e saj. Kjo bëhej për arsye sigurie dhe që të mos diktoheshin apo kapeshin me prova. Tipike e një organizate mafioze.

Hetimet ndaj tij u pushuan më pas, madje u rikthye edhe pasuria e sekuestruar me vlerë 10 mln euro. Gjithashtu Gjykata e Apelit Durrës i kishte shuar edhe një dënim me 7 vite burgim, për tentativën e vrasjes së një hidrauliku, ngjarje e ndodhur më 24 Dhjetor 2017, në fshatin Pjezë.

Dhe pak vite pasi hetimet u përfunduan dhe madje një pjesë u shuan, Altin Hajri dukej se lëvizte i lirë në Shqipëri. Derisa emri i tij ridel në skenë në muajin Janar të vitit 2020.

Pronari i kompleksit “Golden” cilësohet si një nga organizatorët e rrëmbimit të Jan Prengës më 17 Janar 2020 në Kamëz dhe dërgohet nga grupi kriminal drejt kompleksit, ku torturohet dhe duket se u mbetet në dorë rrëmbyesve.

Sipas hetimeve, shkak ishte bërë një ngarkesë kokaine prej 260 kg, e vjedhur në portin e Portsmuthit nga vëllai i Jan Prengës dhe një mik i tij në Angli, por që i përkiste një karteli shqipfolës. Po nga hetimet dhe dëshmitë e deritanishme, personat që janë prezantuar si pronarët e kokainës dyshohet se janë Gramoz Rexhepi, atëkohë nga burgu në Ekuador, i dënuar për narkotrafik dhe Gentian Funiqi (Doçi), në kërkim. Gramoz Rexhepi, i njohur edhe si Dritan, me precedentë të shumtë dhe i arrestuar vitin e kaluar në Turqi, ka kërkuar kthimin e mallit. Edhe pse droga dhe paratë u kthyen në Londër, nuk ndodhi kështu me Jan Prengën.

Policia dhe Prokuroria zbuluan nga një kamera e kompleksit “Golden” veprimet e grupit kriminal, teksa lëviznin trupin e pajetë të Prengës për ta zhdukur.

Fillimisht u arrestuan 6 persona dhe shpallën në kërkim 8 të tjerë. Dosja u mëvetësua, Altin Hajri u arratis dhe shpall në kërkim. Bashkë me të Rexhepi dhe Funiqi. Procesi gjyqësor në GJKKO vijon në mungesë për këta të pandehur, teksa po dëgjohen dëshmitë.

Aktualisht Hajri rezulton se është ndihmuar dhe strehuar nga ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja, pasi u shpall në kërkim për Prengën. Ai e ka fshehur në pronat e tij, kryesisht banesa. Komunikimet në platformën e koduar SKY EÇ duket se kanë provuar dyshimet. Hajri mbetet ende në kërkim dhe kontrollet e kryera nga Policia dje kanë dështuar përsëri në kapjen e tij.

 

 

Video

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme