Kronika 1 December 2024, 17:04 Nga VNA

Emrat/ Autori hyri në lokal dhe e qëlloi për vdekje 50-vjeçarin. Shkak i atentatit në Ndroq dyshohet prishja e pazareve të drogës

Ndaje në Whatsapp
Emrat/ Autori hyri në lokal dhe e qëlloi për vdekje

Një vrasje me armë zjarri u regjistrua në zonën e Ndroqit në Tiranë. Viktima është identifikuar si Alfred Dedja, 50 vjeç. Ai ndodhej brenda një lokali në zonë kur u qëllua për vdekje.

Ndërkoh policia ka identifikuar autorin e vrasjes, i cili është futur në lokal me armë, ka qëlluar Dedjan dhe është larguar me një makinë Benz të zi tip ML.

Viktima është banor i zonës, ndërsa dyshohet se ngjarja ka të bëjë me prishjen e pazareve të drogës.

Sipas burimeve të policisë autori i dyshuar është Julian Gjoshi, nga Shijaku.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.

[video width="848" height="474" mp4="https://cdnimpuls.com/vna.al/wp-content/uploads/2024/12/WhatsApp-Video-2024-12-01-at-4.42.39-PM.mp4"][/video]

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme