Kronika 30 November 2024, 19:41 Nga VNA

Pamjet filmike hedhin dritë mbi dyshimet për autorin e vrasjes së 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli”

Ndaje në Whatsapp
Pamjet filmike hedhin dritë mbi dyshimet për autorin e vrasjes së

Gazetarja Klodiana Lala, gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka deklaruar se, sipas pamjeve filmike të siguruara, nuk rezulton të ketë një autor të dytë në ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani.

Sipas Lalës, konfrontimi përfshinte dy grupe të miturish. Në njërën anë ishin Martini, Luisi dhe një shok tjetër, ndërsa në anën tjetër ndodheshin i dyshuari kryesor, Marjo Prelleshaj, dhe një mik i tij.

“I vetmi person që shfaqet me thikë në dorë është autori i dyshuar, M.P. Nuk ka prova që të ketë një autor të dytë në këtë ngjarje. E vetmja që mungon është ekspertiza për gjurmën e gjakut në thikë. Nëse gjurmët i përkasin viktimës dhe autorit të dyshuar, atëherë çështja do të ishte më e qartë,” tha Lala, duke kërkuar transparencë nga autoritetet.

“I kam parë pamjet. Është e vërtetë që ka fushëpamje nga dy drejtime të caktuara. Janë dy gripme të miturish. Nga njëra anë është Martini, Luisi dhe një shok tjetër, në anën tjetër është autori i dyshuar dhe një mik i tij.

Momenti kur ka ndodhur konfrontim, rezultojnë tre persona të përfshirë në ngjarje. I vetmi në ato pamje, që shfaqet me thikë në dorë, është autori i dyshuar. Nuk ka një të dytë. A mund të ketë fëmijë që mund të jenë shtyrë? Kjo po. Unë nuk pajtohem me gjuhën e Policisë, gjuhën e ministrit të Brendshëm, as me qëndrimet e disa mediave që i hedhin benzinë zjarrit.

Ajo që unë kam parë rezulton se janë disa persona të përfshirë te sherri dhe një autor. I vetmi element që mungon është akt ekspertimi për gjurmën e gjakut në thikë. Nëse i përkasin Martin Canit dhe autorit të dyshuar M.P. atëherë mbyllet diskutimi." tha Lala

Ajo theksoi gjithashtu se Policia e Shtetit dhe institucionet duhet të zbardhin ngjarjen pa lënë vend për dyshime apo interpretime të pasakta.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme